Futboll Seria A

Dybala nuk ka marrëveshje, as është objektiv i Atlético Madridit

“Dush me ujë të ftohtë” për ata që ëndërronin ta shihnin Paulo Dybala të veshur me të kuqe dhe të bardhë. Lojtari argjentinas i Juventusit nuk ka asnjë marrëveshje me Atletico Madrid, madje nuk është objektiv “colchonero” përpara sezonit të ardhshëm, të paktën sot për sot. Kjo është konfirmuar nga klubi i kuq dhe i bardhë për mediat iberike, që kishin njoftuar për një takim mes futbollistit dhe trajnerit Diego Simeone në kryeqytetin spanjoll.

Prioritet vazhdon të jetë qëndrimi në këtë klub i Antoine Griezmann. Prej aty, nëse ky objektiv nuk do të arrihej, atëherë rrethanat do të analizoheshin. Klubi “colchonero” insiston se nuk ka pasur bisedime me lojtarin, as njerëzit e tij, sepse Dybala është nën kontratë me Juventusin dhe, gjithashtu, nuk është në planet e Atletico Madrid për sezonin e ardhshëm.

Për më tepër, është e qartë se ajo që ndodhi në darkën e pretenduar mes Dybala dhe Simeone nuk ishte asgjë më shumë se një takim rasti në një restorant argjentinas, në kryeqytetin e Spanjës, kur ndërkombëtari bardhezi ishte në Madrid. Të dy protagonistët ranë dakord të darkonin bashkë në një restorant, por jo në të njëjtën tavolinë. Atletico Madrid thotë se bëhej fjalë thjesht për një përshëndetje protokollare mes tyre, sepse të dy janë të njohur, por nuk është diskutuar asgjë lidhur me të ardhmen e sulmuesit Juventusit.

Related posts

I BASHKOHET LAZIOS NË GRUMBULLIM/ Strakosha program special për të kapur formën

Delo.autor

Burnley-Chelsea, vendasit nuk humbasin në mesjavë

Sadik.Autor

ÇËSHTJA “SKËNDERBEU PËR VENDIMIN E CAS/ Presidenti i klubit Takaj: Katër dëshmitarët e thirrur kundër ekipit, ishin…

Delo.autor

Leave a Comment