Futboll Seria A

Gattuso: Kemi lindur gati! Me Donnarumën pi kafen e mëngjesit dhe… (DETAJET)

Humbja 2-0 në ndeshjen e parë nuk i lë shumë hapësirë për të shpresuar. Duke treguar një përqindje, Gattuso mendon se Milan ka 30% të mundësive për të eliminuar Arsenal në Europa League. Kuqezinjtë do të luajnë me vendosjen 4-4-2, me dy “baby sulmues” Cutrone dhe Silva.

“Mund të bëjmë shumë më mirë sesa bëmë në ndeshjen e luajtur një javë më parë ku gabuam krejtësisht interpretimin e saj në javën e parë. Duhet të jemi krenarë që do të luajmë në një stadium të tillë dhe mendoj se e kemi përgatitur mirë këtë ndeshjes.

Duhet të tentojmë të luajmë për kualifikimin sepse mbajmë të veshur një fanellë të rëndësishme. Ne të Milan kemi lindur për të qenë gjithmonë gati në Europë.”

Gennaro Gattuso says AC Milan have a slim of progressing past Arsenal in the Europa League

Portieri titullar do të jetë Donnarumma. “E pi me të kafen e mëngjesit, – vazhdoi Gattuso. – I kam qëndruar gjithmonë pranë dhe i kam folur disa herë për t’i treguar rëndësinë e tij për ne. Reina do të vijë sezonin e ardhshëm, por ai duhet të përqendrohet në fushën e lojës dhe jo te zërat e merkatos. Ne nuk kemi asgjë për të humbur ndaj Arsenal dhe do të synojmë kaulifikimin.”

Më pas, ai komplimentin ish-trajnerin e Milan, Vincenzo Montella, që eliminoi Manchester United në Champions League, në drejtimin e Sevilla. “Komplimeta për Vinzenzo. Në një lloj mënyrë ne ngjasojmë me Sevilla dhe uroj të bëjmë një punë të mirë si ata. Dje nuk pashë Manchester më të mirë dhe uroj që as Arsenal të mos luajë ndeshjen e tij më të mirë.”

Related posts

Insigne ende jashtë forme, Sarri detyrohet të ndryshojë strategji

Q.Autor

ZYRTARE/ Pas largimit të Ronaldos, blerja e bujshme mbërrin te Reali (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Pezullohet ankandi për shitjen e Vllaznisë, ja urdhri për Bashkinë e Shkodrës…

Delo.autor

Leave a Comment