Futboll

Gattuso-Spalletti, rikuperimi i “Rino”: nga -18 pikë, në -7 pikë për Milanin

Duket e pabesueshme, duke parë karrierën e dy trajnerëve, por për momentin është kështu: i riu Gattuso fiton sfidën me ekspertin Spalletti, deri në këtë pikë të sezonit. Disavantazhi që Milani duhet të rimëkëmbte nga Interi, në fakt, është më shumë se i përgjysmuar nga tekniku kalabrez, i cili, para derbit të së dielës mbrëma ujep një sinjal të ri e të fortë për kampionatin. Pas barazimit të famshëm kundër Benevento, ndeshjen e parë të Gattusos në stolin e Milanit, shkëputja nga kushërinjtë ishte 18 pikë, një boshllëk që sugjeronte pothuajse një kampionat të përfunduar për kuqezinjtë. Por, pas një periudhe të përshtatjes me “Rino”, ata janë kthyer edhe në garën për kampionat, duke luftuar në të gjitha fronte (Seria A, Kupën Italiane dhe Ligën e Europës).

Tani, hendeku është 7 pikë, në prag të përplasjes së drejtpërdrejtë mes dy skuadrave. Fitorja mund të çojë Milanin vetëm 4 pikë prapa skuadrës së Luciano Spallettit, çka do të thotë zyrtarisht rihapje e garës për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Në të njëjtën ditë spikasin dyluftime të tjera të skuadrave kryesore, si Napoli-Roma dhe Lazio-Juventus. Por krahasimi mes dy trajnerëve është për të habitur në disa mënyra: Zeniti si trajner i Luciano Spallettit, pas një fillim të përsosur, është venitur disi, pasi ka javë që po lufton për ta rikthyer Interin në rrugën e duhur. Gattuso erdhi në stolin e kuqezinjve në momentin kur dukej se kishte përfunduar sezoni për ta, sa u përket objektivave, të paktën në Seria A. Çështja inercie, besimi, madje edhe zgjedhjeje. Spalletti është zakonisht si gjithmonë, me të njëjtin formacion të ditëve të para të kampionatit, me vendime të qarta dhe të forta. Për pjesën e tij, Gattuso i dha besim një grupi shumë të saktë të lojtarëve, kështu që kundër zikaltërve mund të përdorë të njëjtin formacion identik të ndeshjeve të fundit.

Nëse mbrojtja e Interit në fillim të këtij sezoni ishte bunker i vërtetë, tani është prapavija e Gattuso e pakalueshme, me plot 584 minuta pa pësuar gol. Gattuso, gjithashtu, e ka fituar konfrontim e parë të drejtpërdrejtë të këtij sezoni me kolegun e tij toskan: në Kupën e Italisë, në fund të dhjetorit, Spalletti u eliminua nga ky kompeticion në çerekfinale, falë golave ​të shënuar ​nga Cutrone për kuqezinjtë (në fakt ishte hapi i parë i rikthimit të Milanit, edhe në kampionat). Me pak fjalë, në prag të këtij derbi të Milanos, në këtë moment, nuk ka krahasime midis Gattusos dhe Spallettit. Do të jetë në dorë të trajnerit të mëparshëm të Romës që të peshojë të gjithë përvojën e tij dhe “të shkatërrojë” parashikimet e këtij momenti kyç për të ardhmen e sezonit.

Related posts

INTER-SAMPDORIA/ “Zikaltërit” kërkon tjetër fitore pa Icardin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I MBYLL DYERT YLLIT TË “KATALANASVE”/ Klopp refuzon: Kam një ekip më të ekuilibruar, nuk kam nevojë…

Delo.autor

FANTASTIK TAULANT SEFERI NË ZVICËR/ Mesfushori i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në “derbin” ndaj Sionit

Delo.autor

Leave a Comment