Futboll

Gjykata nuk njeh zgjedhjet e FSHF-së, zhvleftësohet asambleja e 7 shkurtit?!

Gjykata e Tiranës nuk i regjistron zgjedhjet. Federata Shqiptare e Futbollit është në kaos. Asambleja Zgjedhore e datës 7 shkurt e ka zhytur sportin në një situatë tepër të vështirë, si juridike ashtu edhe në imazh. Pasi u zgjodh presidenti i ri, Armand Duka dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, vendimi i Asamblesë Zgjedhore u dërgua në Gjykatën e Tiranës për regjistrim, Abuzimet dhe paligjshmëria që u denoncuan nga kandidati Bashkim Fino, tashmë janë faktuar në Gjykatë.

Pasi kërkuan të bëjnë regjistrimin e vendimit të Asamblesë, Gjykata u ka kërkuar që vendimin e Asamblesë ta bashkangjisin me listën e të gjithë anëtarëve që votuan, a janë ata të regjistruar në Gjykatë apo QKB, si janë të organizuar, kush ua dha mandatet për delegim vote, etj.

Në pamundësi për të fshehur që shumë prej votuesve kanë qenë të paligjshëm, të paregjistruar në Gjykatë apo QKB, ose të mandatuar në mënyrë abuzive, mësohet se Gjykata vendosi për të mos regjistruar vendimin e Asamblesë. Një vendim i pritur nga Bashkim Fino dhe stafit të tij, pasi ishte një strategji juridike e planifikuar si para dhe pas zgjedhjeve. Përpos denoncimit publik të manipulimit, u punua që të flasë edhe drejtësia mbi këto abuzime, për t’i treguar sportdashësve se falsifikimet do dalin në dritë.

Aktualisht futbolli shqiptar është në kaos. Presidenti Armand Duka dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk janë të regjistruar në Gjykatë. Nuk e morën dot mandatin zyrtarisht. Zgjedhjet e reja priten së shpejti…

Related posts

“JAM KRENAR QË…”/ Suarez në lot, jep lamtumirën në konferencën e fundit dhe thumbon hapur Bartomeun (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Shënon dopietë golash dhe ndëshkohet me karton të kuq, shikoni gafën e sulmuesit serb (VIDEO)

Delo.autor

“MOS PASONI MË TEK AI”/ E konsideron baba, si e ka pritur talenti Vinicius deklaratën e Benzema

Delo.autor

Leave a Comment