Futboll Premier League Sport

CARDIFF-CHELSEA/ Sarri synon fitoren për tiu afruar vendit të katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Chelsea do të kërkojë fitore kundër skuadrës në fundin e renditjes në Premierligë, Cardiff City, në përpjekje për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të kaltrit e presin Cardiffin në Stamford Bridge në Londër, në një ndeshje të vlefshme për javën e 32-të në Premierligë, e cila nis në orën 15:05.

Skuadra e Maurizio Sarrit është e gjashta me 57 pikë në renditjen tabelore të Premierligës, katër më pak se Manchester Unitedi, që renditet i katërti, vendi i fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Me një fitore eventuale, të kaltrit do t’iu afroheshin në vetëm një pikë vendit të katërt.

Cardiffi, në anën tjetër, lufton për mbijetesë në ligë, pasi renditet i 18-ti me 28 pikë, pesë më pak se Brighton, Southampton dhe Burnley në pozitat 15, 16 dhe 17.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Chelsea:

Cardiff:

Related posts

UEFA CONFERENCE LEAGUE/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

F.autor

BËN PARASHIKIMIN PËR “EURO 2020″/ De Biasi: Favoritja është Franca, por Italia ka një mënyrë tjetër për të fituar

Delo.autor

MILAN-UDINESE/ Gatusso kërkon të rikthehet tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment