Futboll

“Gjysma e Italisë do të jetë me ne kundër Juventus”

Presidenti i Atalanta-s ka thënë se gjysma e Italisë do të mbështesë skuadrën e tij pasiten e sotme në ndeshjen kundër bardhezinjve. Fitorja do të ndihmonte Juventus të shkonte katër pikë larg Napoli-t të vendit të dytë në renditjen e Serisë A, por Antonio Percassi i ka kërkuar skuadrës së tij që ta mbajë hapur garën për titull.

“Gjysma e Italisë do të na mbështesë ne? E di, e di”, ka thënë ai. “Pres një paraqitje të mirë nga lojtarët dhe ata do të luajnë duke menduar për pozicionin tonë në ren ditje, që është i mirë dhe mund të japë diçka të rëndësishme në këtë sezon. Vetëm një gjë nuk mund të vihet në diskutim: trajneri luan çdo ndeshje për të marrë pikë dhe kështu do të jetë edhe kundër Juventus-it”.

“Sigurisht, distancat me pozicionet e Champions dhe Europa League janë ngushtuar. Ne do ta provojmë dhe besoj se përballjet direkte do të jenë vendimtare. Do të luajmë në shtëpi kundër Sampdoria-s, përballë tifozëve tanë, të cilët na japin një shtysë më shumë për të bërë mirë”, ka thënë Percassi.

Related posts

Doktorët nuk i dhanë shpresë, sot futbollisti i Dortmund i frymëzon të gjithë (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ INTER/ Ronaldo shpreh vlerësimet maksimale: Ndjejë kënaqësi të luaj ndaj tyre…

Delo.autor

E BUJSHME/ Historia e vjetër e viteve 800’, Messin e thërrasin në Itali për të votuar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment