Futboll

Besiktas-Bayern, Heynckes mund të bëhet më i miri i historisë së Champions-it

Ndonjëherë mjafton të jesh i pranishëm për të arritur një rekord, erë të tjera duhet më shumë se kaq. Ky është sezoni i Jupp Heynckes. I kthyer pas më shumë se katër vitesh pension për të drejtuar Bayern Munich, ai ka hyrë në historinë e Champions League në debutimin e ri në drejtim të bavarezëve. 18 tetorin e kaluar, në ndeshjen e fituar 3-0 nga gjermanët kundër Cetlic, është bërë trajneri më i vjetër (72 vjeç) i kompeticionit, duke thyer rekordin e Raymond Goethals, që në 1993-in ka qenë 71 vjeç në drejtim të Marseille. Por tani mund të thyejë një tjetër rekord, akoma më prestigjioz, që mbahet nga Van Gaal dhe Ancelotti-t.

Në këtë sezon, Heynckes ka fituar 5 ndeshje nga 5 në Champions League. Një gjë e mirë, por jo e jashtëzakonshme. fakti është se trajneri gjerman e ka mbyllur eksperiencën e tij në 2013-ën te Bayern pasi kishte fituar 5 ndeshjet e fundit të kompeticionit (vajtje-ardhje në çerekfinale kundër Juventus, vajtje-ardhje në gjysmëfinale kundër Barcelona-s dhe finalja me Borussia Dortmund). Me pak fjalë, 10 fitore radhazi në Champions League. Më mirë se ai nuk ka bërë asnjeri, si ai kanë bërë vetëm Van Gaal dhe Ancelotti. Holandezi ka marrë 10 fitore radhazi mes vitit 2000 dhe 2009 në drejtim të Barcelona dhe më pas me Bayern-in, ndërsa Carletto ka fituar tri ndeshjet e fundit të sezonit 2013-14 dhe shtatë të parat të sezonit pasues.

Por, sot, Heynckes mund t’i lërë mbrapa të dy me një fitore në Stamboll, në shtëpinë e Besiktas. Edhe pse bavarezët kanë fituar 5-0 ndeshjen e parë, ata kanë mundësinë të ndreqin gabimin e bërë 24 shkurtin e kaluar kur kanë barazuar 0-0 me Hertha Berlin, duke djegur mundësinë për të vendosur një tjetër rekord historik. Skuadra e Heynckes, në fakt, kishte fituar 14 ndeshje radhazi para atij takimi, duke barazuar rekordin e vendosur nga trajneri Pal Csernai në 1980-ën. Kjo është ecuria më e gjatë e fitoreve të njëpasnjëshme të arritura nga klubi bavarez që nga momenti i ngjitjes në Bundesliga në 1965-ën. Heynckes e ka barazuar rekordin, por nuk e ka thyer. Sot, kërkon të jetë më i mirë nga të gjithë

Related posts

LARGIMI NGA INTERI/ Skriniar: E njëjta gjë ndodhi edhe në verë, por unë…

Isa.Autor

Chelsea kërkon përforcimin në skuadrër, hedh sytë nga ish-sulmuesi i Manchester Cityt

Q.Autor

Dalipi: Nuk jam tradhtuar, sot fitoi Teuta

Sadik.Autor

Leave a Comment