Futboll

Gonzalo Higuain: Në 2016-ën doja të tërhiqesha nga futbolli

Pas gjashtë muajsh është kthyer të veshë fanellën e Argjentinës. Në prag të miqësoreve me Italinë dhe Spanjën, Gonzalo Higuain po përgatitet të shfrytëzojë në mënyrën më të mundshme këtë shans që i është dhënë, edhe pse ndeshjet e ardhshme mund të jenë vendimtare për të siguruar një vend në Botërorin e ardhshëm.

Lojtari, para zhvillimit të një seance stërvitore, ka dhënë një intervistë për “Tyc Sport”, në të cilën ka bërë një zbulim të madh: “Në të kaluarën kam menduar të tërhiqem nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore që kishte mamaja ime në 2016-ën, – ka deklaruar Higuain, – por e kam kaluar atë moment të keq, ashtu si ajo. E dija se do ta bëja të lumtur duke luajtur”.

Grumbullimi i Sampaoli-t ka qenë padyshim një lajm i bukur për sulmuesin bardhezi: “Jam i lumtur që jam kthyer pas gjashtë muajsh, më mungonte shumë dhe tani shpresoj ta shfrytëzoj rastin. Punoj për t’u përmirësuar dhe shpresoj që të luaj akoma edhe për shumë vite duke parë se tani jam mirë fizikisht dhe në aspektin psikologjik”.

“Pipita” ka folur edhe për objektivin e tij të ardhshëm dhe për kritikat që ka marrë në këtë sezon: “Si te Real Madrid, ashtu edhe te Napoli u bëra pjesë e 10 golashënuesve më të mirë të historisë së këtyre klubeve dhe shpresoj ta bëj një gjë të tillë edhe tek Juventus. Kritikat? Disa janë konstruktive, të tjera jo, por unë kam një karakter të fortë falë familjes dhe vazhdoj përpara”.

Related posts

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË UDHËKRYQ/ Sarri zbulon “takimin” që e çon tek…

Delo.autor

DRIDHET MAN CITY/ REALI “fut në rreth” yllin e Guardiolës, nëse dështon me HAZARD

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi Olic rikthehet në fushë, fillon punë si trajner në Rusi. Merr drejtimin e klubit…

Delo.autor

Leave a Comment