Futboll

Hidhet shorti në FSHF, ja çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Sot, në mjediset e FSHF-së, u hodh shorti për raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, që është trofeu o dytë kombëtar për nga rëndësia. Fituesi i kësaj gare merr pjesë në Kupat e Europës, një objektiv shumë i lakmuar për skuadrat shqiptare. Goglat kanë përvijuar edhe dy përballjet respective. Skënderbeu do të luajë me Flamurtarin, ndërsa Laçi me Kukësin. Korçarët dhe kurbinasit do të jenë pritës, më 5 prill, kur do të luhen gjysmëfinalet e para, ndërsa ato të kthimit janë planifikuar për më 18 prill. Nga këto katër gjysmëfinalistë, Skënderbeu, Kukësi dhe Laçi e kanë fituar këtë trofe në historinë e tyre, ndërsa Skënderbeu, pavarësisht dominimit të futbollit shqiptarë në më shumë se gjashtë vitet e fundit, nuk ia ka dalë dot. Fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, Tirana, u eliminua në turin e kaluar nga Kukësi.

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet
05.04.2018
SKENDERBEU-FLAMURTARI
LACI-KUKESI

8.04.2018
FLAMURTARI-SKENDERBEU
KUKESI-LACI

Historiku i finalistëve dhe fituesve të Kupës së Shqipërisë

KlubiFituesFinalistFitues në vitet
KF Tirana1681939, 1963, 1976, 1977, 1983, 1984, 1986, 1994, 1996, 1999, 2001, 2002, 2006, 2011, 2012, 2017
Partizani Tirana1581948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004
Dinamo Tirana1361950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003
Vllaznia Shkodër681965, 1972, 1979, 1981, 1987, 2008
Flamurtari Vlorë481985, 1988, 2009, 2014
Teuta Durrës (Lokomotiva Durrës)361995, 2000, 2005
Besa Kavajë262007, 2010
KF Elbasani (Labinoti Elbasan)211975, 1992
KF Laçi212013, 2015
FK Kukësi122016
Apolonia Fier1 –1998
Skënderbeu Korçë –5 –
KS Lushnja (Traktori Lushnje) –3 –
Tomori Berat –1 –
Albpetrol Patos –1 –
Bylis Ballsh –1 –

Related posts

E RËNDË/ Aksidentohet ish-kapiteni i Bosnje Hercegovinës, pëson dëmtime serioze në…

Delo.autor

“MAMAJA JOTE ËSHTË KU***”/ Pas ofendimeve, reagon nëna e futbollistit në Serie A

F.autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Renova fiton dhe merr kryesimin, Shkëndija hap fals në kampionat

Delo.autor

Leave a Comment