Futboll

Grezdën e duan në Kosovë, i publikojnë deklaratën që ka dhënë në vitin 2015 (FOTO)

Eros Grezda është një ndër talentet që po shkëlqen me Kombëtaren shqiptare. Futbollisti ka bërë një paraqitje mjaft të mirë me kuqezinjtë, duke fituar kështu besimin e trajnerit Christian Panucci.

Por në Kosovë, sot kanë publikuar një foto të një bisede me Grezdën në vitin 2015.

Portali “Bota Sot” ka komunikuar me Grezdën në Facebook, në vitin 2015, ku e ka pyetur nëse futbollisti dëshiron të luajë me Kosovën.

Përgjigja e Grezdës ka qenë: “Është dëshira ime më e madhe, pasi unë jam nga Kosova. Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të përfaqësosh vendin tënd”.

Por, pavarësisht deklaratës së dhënë, Grezda zgjodhi të luajë për Kombëtaren shqiptare.

Grezda është pjesë e kuqezinjve që në vitin 2014, me Kombëtaren U-21, ndërsa me Kombëtaren A, ka debutuar në vitin 2017.

 

 

Related posts

EL CLASICO NË MERKATO/ REALI TRANSFERON yllin që po e kërkonte BARCELONA

Isa.Autor

SASSUOLO-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” dyfishon shifrat, shënon Ronaldo

Delo.autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT SPANJOLL NË DILEMË/ Nis dueli me kohën, Reali duhet të bindë kapitenin Ramos

Delo.autor

Leave a Comment