Futboll Sport

GATI PËR SPRINTIN DREJT TITULLIT/ Ja tre yjet e Interit të konfirmuar gjatë pauzës së kombëtareve

Këtë herë, pauza e ko mbëtareve ka rezul tuar një aleate e çmuar për Interin. Pavarësisht gjithë frikës së momentit, pas vatrës COVID që kishte ndalur zikaltrit përpara sfidës ndaj Sasuolos, Antonio Konte mund të marrë frymë lirisht. Të mërkurën përqafoi sërish futbollistët e parë që riktheheshin nga angazhimet ndërkombëtare: pesë titullarë, shtyllë kurrizore e grupit që nga e shtuna do të vendosen në blloqet e nisjes për sprintin e fundit të titullit. Në “Appiano Gentile” janë parë sërish Romelu Lukaku, Ashraf Hakimi, Marselo Brozoviç, Ivan Perisiç dhe Milan Shkriniar. Për ta menjëherë një tampon, testet do të merren sot e më pas stërvitje e personalizuar. Nga dita e djeshme u rikthyen në gatishmëri të Kontes. Me një objektiv të vetëm: rikthimin tek Interi të një titulli pas dhjetë vitesh mungese.

I PAZËVENDËSUESHMI LUKAKU – Ka qenë një rikthim pozitiv veçanërisht për Lukakun, Perisiçin dhe Shkriniarin, të cilët gjetën edhe gëzimin e golit në këtë parantezë ndërkombëtaresh. Të karikuar me entuziazëm dhe, në rastin e Romelut, edhe më të çlodhur se zakonisht: belgu qëndroi në stol duke parë shokët e skuadrës në fitoren 8-0 ndaj Bjellorusisë. Nuk u nevojit Lukaku, edhe për gëzimin e Kontes të cilit nuk i pëlqejnë tepër rrotacionet dhe nuk mund të heqë dorë lehtë nga numri 9: jo më kot, pasi ka realizuar 59 gola në 85 prezenca si zikaltër. Në 2021-ën Interi ka humbur vetëm dy ndeshje pa Lukakun protagonist, fillimisht në Gjenovë kundër Sampdorias (2-1), ku vinte nga një dëmtim dhe luajti 27 minutat e fundit në përpjekje për të drejtuar situatën; më pas kundër Juventusit (po 2-1) në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, ku ishte i skualifikuar.

KTHESA E PERISIÇIT – Megjithatë, pauza e kombëtareve ka konfirmuar edhe rikuperimin total të Ivan Perisiçit, i afruar me vetëm një prezencë nga kuota 100 me Kroacinë dhe shënues të martën kundër Maltës. Vendimtar si dikur, pavarësisht se roli i ri tek Interi i ofron më pak raste për të ndëshkuar në 15 metrat e fundit. Si anësor total po jeton një jetë të dytë dhe tani ka kuptuar kërkesat e Kontes, duke përfunduar mes titullarëve tek Interi. Për raste të krijuara dhe krosime ndodhet mbi mesataren e rolit në Serinë A (1,04 dhe 2,08 kundër 0,75 dhe 0,78). Konte ka gjetur më në fund binjakun e Hakimit në të majtë. Dhe me dy krahë, zikaltrit tani po fluturojnë.

GARANCIA SHKRINIAR – Është më e lehtë të fluturohet nëse në prapavijë ndodhet dikush që di të mbyllë hapësirat si Shkriniar. Pas një sezoni me dritëhije, sllovaku është rikthyer pikë referimi në mbrojtje, duke arritur më në fund të përshtatet me linjat guidë të mbrojtjes me tre. Soliditet, forcë fizike, vetëdije dhe një raport i rigjetur me golin: ka realizuar tre gjatë këtij kampionati, dy prej të cilëve i kanë lejuar Interit të fitojë në Veronë dhe në supersfidën ndaj Atalantës. Gola me peshë, si ata të realizuar me Sllovakinë e tij ndaj Maltës dhe Rusisë. Kështu, Interi përqafon sërish tre lojtarë thelbësorë, të forcuar me kombëtaret. Dhe tani gati për 11 ndeshje që do të duhen përballur me 1000 në orë: sforco e fundit për titullin.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ GAFA në Instagram, ylli i Anglisë me pantallonat e mbushura (FOTO)

Isa.Autor

14 VITE PRITJE/ Arsenal “fluturon” në çerekfinale, Arteta: Janë shumë për një klub si ne

F.autor

32 skuadra pjesëmarrëse në Botëror, ja emërtimet e veçanta për secilën skuadër

Sadik.Autor

Leave a Comment