Futboll

Grumbullimi i Manajt në kombëtare, Panucci publikon listën të premten

Prej dy ditësh në mediat sportive po qarkullon lajmi se Rey Manaj është thirrur në ekipin kombëtar nga Christian Panucci. Ndonëse trajneri i përfaqësuese nuk e ka zbardhur ende listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen me Norvegjinë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan, sërish aludohet për grumbullimin e Rey Manaj.

Ndërsa lista zyrtare e trajnerit Panucci për ndeshjen kundër Norvegjisë do të publikohet të premten e ardhshme. Sulmuesi shqiptar i rritur në akademinë e skuadrës së Interit në Itali, por që aktualisht luan në forëm huazimi për Grandan në ligën e dytë të futbollit në Spanjë, ka luajtur më herët me Kombëtaren e Shqipërisë. Por Manaj nuk u grumbullua më nga ish-trajneri Gianni De Biasi. Aktualisht Rey Manaj është aktivizuar shumë pak te skuadra e Granadas, duke u futur në lojë si zëvendësues.

Related posts

SULMUESI NXJERR “BLOF” MEDIAT/ Prezantohet me fanellën e ekipit të ri

F.autor

Spaleti nuk heq dorë nga Champions-i: Koha po skadon, tregoni zemrën!

Sadik.Autor

“KRENAR PËR SKUADRËN”/ Zhang dhe Inzaghi lënë sërish takim me finalen e Champions

F.autor

Leave a Comment