Futboll Sport

VENDIM I PAPARASHIKUAR/ Nëna e Rabiot bëhet presidente e ish-klubit të djalit

Nënë, agjente futbolli, tani edhe presidente klubi. Veronique Rabiot, e cila menaxhon karrierën e mesfushorit të Juventusit, tani është në krye të “Luanëve” të Alfortville, një klub i vogël në periferi të Parisit, ku Adrien luante si fëmijë. Një vendim i parashikuar nga i njëjti lojtar dje përmes Instagramit: “Ju mund të mbështeteni tek unë”.

Gazeta “Le Parisien” kujton sot se si Rabiot luajti për disa muaj tek Alfortville në moshën 8-vjeçare. Një pikëtakim i paharruar kurrë edhe nga Veronique, e emëruar presidente nderi. “E lumtur dhe e nderuar me postin”, – shkroi agjentja në faqen e Facebook të klubit të vogël të futbollit, tani shumë në vështirësi.

Në fakt, komuna ka vendosur të favorizojë subjektin tjetër sportiv të vendit, duke ia mohuar fushat e trajnimit Alfortville të Rabiot, themeluar në vitin 1958, por që, sipas kryetarit të bashkisë, nuk ka nënshkruar ende konventat komunale, të detyrueshme për huanë 94.500 euroshe.

I takon presidentes së re që të përpiqet të ndryshojë mendjen e këshillit të qytetit, për të gjetur një fushë, ku lojtarët të stërviten gjatë javës. Një hap për të shmangur shpërbërjen e klubit të vogël, në radhët e të cilit ndoshta fshihet Rabioti i ardhshëm.

Related posts

Hakan Calhanoglu kthen në lojë Milanin, i shënon gol Arsenalit

Q.Autor

SHKELQEN NË KAMPIONATIN E POLAK/ Muçi shënon përsëri, por nuk mjafton përballë Lukas Podolskit (VIDEO)

Delo.autor

ÇFARË PRISNI NË MERKATON E JANARIT? Trajneri Dede: Do të kemi shansin të bëjmë përforcime, vetëm nëse…

Delo.autor

Leave a Comment