Futboll Premier League

“Guardiola ndërpret stërvitjen për 10 minuta nëse bën një pasim qesharak”

Talenti i Manchester City-t Thierry Ambrose ka zbuluar obsesionin e Pep Guardiola-s për të arritur përsosmërinë në stërvitje.

Ambrose është i huazuar te NAC Breda këtë sezon, por ka kaluar pesë vite te City, ku ka zhvilluar aftësitë e tij që kur u transferua nga Auxerre.

Por me ardhjen e Guardiola-s, gjërat janë revolucionarizuar dhe vëmendja për detajet e Guardiola-s i ka tërhequr vëmendjen talentit 20-vjeçar.

“Me Pep, është mbajtje topi dhe vetëm mbajtje topi,” shprehet ai për SFR Sport. “Nëse bën një gabim qesharak, ai ndërpret stërvitjen për 10 minuta dhe flet për pasimin.

“Pasi ai ndërpret lojën për 10 minuta, askush nuk ka më mendje të bëjë një pasim të gabuar.

“Ai ka ndryshuar gjithçka duke filluar nga U-6. Ai ka ristartuar gjithçka. Neve rezervat ka dërgoi të stërviteshim me fëmijët. Është e rëndësishme që mosha 10 apo 11 vjeç të luajë të njëjtin stil loje si ekipi i parë.”

Related posts

REFUZON KALIMIN TEK KLUBI SPANJOLL/ Mandzukic ikën nga Juventus vetëm për…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Jo vetëm merkato fushe, Milan kthen legjendën e portës… (FOTO)

Delo.autor

FUTBOLLI BOTËROR NË ZI/ Ndahet nga jeta pas atakut kardiak kapiteni legjendar që bëri histori me Murinjon

F.autor

Leave a Comment