Futboll

Messi u kërkoi të luanin të bashkuar, ekipi u shpërbë pas fjalimit të tij

Humbja 6-1 e pësuar nga Argjentina kundër Spanjës ka qenë e dhimbshme dhe e papritur. Mëngjesin e së enjtes e përditshmja argjentinase “La Nacion” i ka dedikuar tri faqe të tjera dështimit të bardhekaltërve.

Në një nga këto faqe është zbuluar edhe fjalimit që Leo Messi ka mbajtur para ekipit në dhomat e zhveshjes së “Ëanda Metropolitano”. Sipas një burimi anonim, që ka rrëfyer 24 orët e Argjentinës, duke filluar nga fundi i pjesës së parë.

“Ka qenë befasues momenti kur është futur në dhomat e zhveshjes, ka qenë e papritur për të gjithë. Çfarë na ka thënë? Mesazhi i tij ka qenë i përqendruar tek ana pozitive, nga ajo që kishte parë nga tribuna. Na ka thënë se duhej të luanim të bashkuar dhe na ka dhënë disa këshilla mbi kundërshtarët”.

Po Sampaoli? “Ajo që ka bërë Leo është ajo që pritet nga një kapiten. Nuk ka qenë një ndërhyrje, nuk ka qenë një mungesë respekti kundrejt trajnerit.

Ishte një moment ekskluziv i lojtarëve. Por, pavarësisht fjalimit, gjërat janë përkeqësuar kur jemi kthyer në fushën e lojës”. Aq keq sa numri i golave të Spanjës ka shkuar në 6. “Fjalimi pas fundit të ndeshjes ka qenë më i shkurtër. Na ka thënë ta harronim rezultatin dhe se duhej të shikonim përpara”. Pasi ekipi është kthyer në grumbullim, shkruan “La Nacion”, Messi mësohet të ketë thënë para hotelit: “Sot kemi humbur 12-2”.

Leo i është referuar ndeshjes tjetër të Under 2-, të mundur në miqësore nga ekipi i dytë i Real: “Pas zgjimit, të gjitha ishin seriozë, të zymtë. Më dhumë dhimbje se zemërim. Askush nuk ka dashur të flasë për shtypin. Ajo që i ka mërzitur më shumë lojtarët ka qenë pamundësia për të reaguar menjëherë, duke parë se nuk kishte më ndeshje të tjera me kombëtaren. Koha për revansh do të jetë në Botërorin e Rusisë”.

Related posts

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Mbushi 71-vjeç më 7 shkurt, ndahet nga jeta ish-lojtari i Inter…

Delo.autor

E ARDHMJA E STRAKOSHËS VENDIMTARE/ Largohet nga Lazio nëse klubi mbetet jashtë…

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kukësi, Kërcënon ekipi i Shkëmbit. Rrocën e ndal vetëm shtylla

Delo.autor

Leave a Comment