Futboll

Habit Armand Duka: E bëra të pasur Samir Manen dhe mund t’ja marr lekët prapë

Gjatë intervistës së sotme në “Xing me Ermalin” Armand Duka ka treguar një ndodhi të pazakontë që lidhej me atë që njihet si njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Samir Mane.

I pyetur nga Ermal Mamaqi në lidhje me vizitën e tij të parë në Murin e Lotëve në Izrael, një vend i shenjtë ku mendohet se duke shkruar një dëshirë në një letër dhe duke e vendosur në mur ajo do të realizohet, Duka rrëfeu: “Me shaka, kur ishim njëherë në Izrael me një shok tjetër dhe Samirin, na thanë që duhej të shkruanim dëshirën në letër dhe ta fusnim në mur që të realizohej.”

“Atëherë Samiri nuk ishte kaq i pasur sa ç’është sot dhe duke qenë se ai bënte gjatë gjithë kohës biseda parash, shkruajta në letë: ‘T’i shtohen sa më shumë lekët Samirit.’ Po ke parë ti që tani Samiri është bërë vërtet shumë i pasur?!”-tregoi Duka, duke lënë të kuptohet me humor se biznesmeni është bërë kaq i pasur për shkak të dëshirës që ai shkroi. “Po tani kam bërë në plan që të shkoj qëllimisht dhe të shkruaj një letër tjetër: ‘T’i mbarohen lekët Samirit!’”-u shpreh duke qeshur Duka.

 

Në zgjedhjet e zhvilluara në 7 Shkurt për kreun e FSHF-së, Armand Duka u shpall fitues në raundin e dytë të votimit por Gjykata e Tiranës ka konstatuar shkelje me listën e anëtarëve që votuan dhe dje vendosi për të mos regjistruar vendimet e Asamblesë së 7 shkurtit, por kjo intervistë në “xing me Ermalin” është xhiruar me 20 mars 2018.

Related posts

FAKE NEWS/ Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Nuk do organizojmë finale të Ligës së Kampionëve jashtë Europës

Isa.Autor

E BUJSHME TEK INTER/ Divorci me Conte-n në 48 orë, ja lista e zëvendësuesve të mundshëm…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Toronto nuk ka “të ngopur” me Napolin, pas Insignes kërkohet dhe…

Delo.autor

Leave a Comment