Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Arrihet akordi, mbrojtësi i Kombëtares do të luaj sezonin tjetër në La Liga

Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu është pranë hapit të madh në karrierë teksa ‘’MARCA’’ e quan si të kryer transferimin e mbrojtësit tek Rajo Valekano në La Liga.

Balliu dy sezonet e kaluara u aktivizua me Almerian në La Liga 2 duke zhvilluar performanca mjaft të mira. I lindur në Spanjë dhe i adoptuar me futbollin spanjoll, 29 vjeçari pritet të transferohet tek skuadra e Rajo Vajekanos e cila u ngjit këtë vit në La Liga.

Një hap i madh ky për mbrojtësin i cili është aktivizuar më herë dhe me Kombëtaren shqiptare. Gjithashtu Balliu kaloi dhe një eksperiencë në Francë duke u aktivizuar për 4 sezone me skuadrën e Metzit.

Related posts

UEFA ”shtyn” supersfidën, Superiorja e ka një plan për fundjavën

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Trajneri Martini: Na mungon rezultati pozitiv, prandaj….

Delo.autor

KAOSI TE FERRARI/ Hamilton injoroi urdhrin për t’i hapur rrugë Leclerc

F.autor

Leave a Comment