Futboll

Harrojeni De Gean apo Nojerin, kjo është pritja më e pamundur

Kur mendojmë pritjet spektakolare që portierët kryejnë nuk mund të mos na vijnë në mendje David De Gea apo manuel Noyer, por ajo që ka bërë mbrëmë Marchesin është në kufijtë e të pamundurës.

Në “Champions League” e Amerikës Qendrore, skuadra e Club America mposhti thellë 4-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ekipin e Tauro të Panamasë.

Në minutat e fundit të ndeshjes portieri i Club America, Marchesin, rrezikoi ndjeshëm portën e tij duke dhënë një pasë të gabuar te kundërshtarët, në një kohë që kishte dalë nga porta.

Kundërshtari e gjuan shpejt topin dhe ai është drejtuar drejt portës me një shpejtësi që thuajse e bën të pamundur ndryshimin e destinacionit, por në këtë moment Marchesin shndërrohet në hero duke bërë një pritje ekzemplare.

Related posts

Franca e para, në pikiatë Gjermania dhe Argjentina. Ja renditja e FIFA-s, pas Botërorit

Isa.Autor

Provokimi i Real Madrid që tërboi tifozët e Liverpool: Shihemi në…

Sadik.Autor

Abazaj: Mbështesim Skënderbeun, jemi shumë afër objektivit

Sadik.Autor

Leave a Comment