Futboll

Hasan Lika: Soue duhet të tregonte se e “vodhi” penalltinë. Anësori nuk i sheh rastet tona

Pavarësisht rezultatit që nuk ishte i merituar në pjesën e parë, vazhduam të krijojmë një lojë të mirë. Mendoj se duhet të dilnim me një pikë nga kjo fushë sot.

lika

Momenti i 11-metërshit. Shumë gabime në këtë sfidë. Pse ndodh kjo?

Pamjet flasin vetë. Ky është nga ato rastet që futbollisti duhet t’i thonë arbitrit që nuk është penallti.

Futbollistët e tu do i thonin arbitrit diçka të tillë?

Nuk do isha dakord që futbollistët e mi. Ne as nuk dimë të “vjedhim” një penallti të tillë, sepse as nuk na kanë dhënë.

Pretendimi i Luftëtarit për penallti…

Anësori nuk e ka parë këtë rast, sepse nuk ka pasur pamjen.

Meritoni diçka më shumë, por a mund të bënte Lamçja më mirë?

Sigurisht që Shkurtaj dhe Bregu janë të rëndësishëm në sulm. Lamçja me minutat që kishte në dispozicion, u mundua të bëjë më të mirën. Kemi pretendime për të gjithë lojtarët. Mund të kishte bërë diçka më tepër në sulm. Edhe rasti i Rrocës ishte flagrant për barazim.

Do kishit guxuar pak më shumë, tani që përfundoi ndeshja?

E drejtë, por në sulm Liçaj kishte mundësi 2-3 herë të shënonte. Pretendonim që duke shkëputur vëmendjen e mbrojtjes kundërshtare nga Abazaj, të godisnim me lojtarët e tjerë.

Çdo trajner e ndërton skuadrën në bazë të organikës që ka. Luftëtari ka mundësi të mira në sulm, dhe kështu e kemi ndërtuar lojën duke sulmuar.

E mendoni Europën?

E dimë sa e vështirë është t’i shkëputemi zonës së ftohtë. Kemi objektiva edhe për më lart, por ndeshjet janë të forta. Duhet të luftojmë për të dyja objektivat. E thamë që jemi edhe për Europë, që edhe ju të mos na e përmendnit më.

Related posts

PAS LARGIMIT TË GRIEZMANN/ Atletico gjen zëvendësuesin në Francë tek klubi…

Delo.autor

Dalic: Djemtë dhanë maksimumin, objektivi ishte kualifikimi më tej

Sadik.Autor

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER SI “ZIKALTËRIT”/ Shikoni bukuroshen seksi që bën tifo për Interin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment