Futboll

Ilir Daja: Lika ka ngatërruar vendin ku jetojmë, edhe neve na kanë mohuar abritrat

Kemi bërë një ndeshje me dy tablo. Pjesën e parë bëmë mirë, ndërsa të dytën e prishëm. Ndërrimet që bëmë na rezultuan jopozitive dhe ndeshja na rezultoi jopozitive. Menduam se Nimaga do të kishte freskinë e duhur. Nuk mund ti vë fajin vetëm një lojtari. Të gjithë e menduan ndeshjen si të fituar, por kjo nuk është alibi. Kjo nuk i shkon për shtat Skënderbeut.

daja

Rasti i penalltisë…

Nuk kemi nevojë për penallti. Nuk ka nevojë të diskutoj sepse edhe kur nuk na jepet penallti nuk diskutoj dhe as ndaj këtij rasti nuk dua të diskutoj. Nuk ka se pse të diskutohet për Skënderbeun për raste të tilla.

Komenti i Likës për penalltinë…

Lika ka ngatërruar vendin ku jetojmë ne, sepse në Shqipëri “fair play” është pak si i ekzagjeruar. Kështu e ka gjykuar Lika që lojtari duhet të mos e pranonte penalltinë, por kjo nuk ndodh këtu.

Gjendja e Shehit?

Diskutova për Shehin me stafin teknik. Do të presim nesër testin dhe të shohim shkallën e dëmtimi të tij. Mendoj se nuk është ndonjë dëmtim i rëndë. Na duhet Shehi qoftë për kapitenin që ai është, qoftë për cilësitë e tij.

Perse nuk e ndryshoni asnjëherë formacionin e Skënderbeut?

Në aspektin sportiv ne paragjykohemi. Në çdo ndeshje ka një rezultat të paracaktuar për ne. Edhe nëse do të kisha mundësi të bëja rotacion shtypi sot do jepte arsyet se pse e bëra. Situata ku ne jemi na vë në presion. Rotacioni do vijë, por më mbrapa, pasi ata duhet ta tregojnë veten.

Portieri Teqja?

Shehin nuk e zëvendësojmë dot as në aspektin sportiv, por edhe në aspektin e liderit. Do të luftojmë të gjithë që ai të jetë me ne për më gjatë.

Related posts

VENDOSI DORËN NË…/ Sulmuesi brazilian skualifikohet nga ky gjest i çuditshëm (FOTO)

Isa.Autor

FJALË PAK E PUNË SHUMË/ BALE hajmalia e REALIT, njihuni me statistikat e uellsianit

Isa.Autor

SHOK ME BUFFONIN/ Mediat franceze janë të BINDURA: Hysaj i intereson edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment