Gossip

Hendek i madh pagash mes sportisteve femra dhe atyre meshkuj

Hendeku i pagave mes sportisteve femra dhe atyre meshkuj është ende shumë i madh.

Kjo situatë vihet re edhe në klasifikimin vjetor të përpiluar nga revista prestigjioze “Forbes” të 100 sportistëve më të paguar në botë dhe e vetmja femër që figuron në këtë klasifikim është Serena Williams. Tenistja amerikane, fituesja e 23 titujve Grand Slam në karrierë, ndodhet në vendin 51 të klasifikimit të sportistëve më të pasur, së bashku me lojtarin e bejsbollit, Ryan Howard.

Kolegët e saj të tenisit, Roger Federer, Novak Djokovic, Kei Nishikori, Rafael Nadal e Andy Murray ndodhen në pozicione më të larta se sportistja nga Miçigani. Dikur, sportistja më e paguar në botë ka qenë Maria Sharapova, edhe kjo teniste, pozicion që e ka mbajtur për 11 vjet radhazi. Por, këtë privilegj rusja e humbi në vitin 2016, kur rezultoi pozitive në testet antidoping me meldonium.

Përsa u përket vendeve të para të klasifikimit të sportistëve më të paguar, në krye qëndron ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo me 93 milionë dollarë të përfituara nga paga vjetore e tij dhe kontratat e sponsorizimit. I ndjekur në vendin e dytë nga lideri i Cleveland Cavaliers në NBA, Lebron James me 86,2 milionë dollarë.

Podiumin e plotëson sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka arkëtuar 86 milionë dollarë. Renditja vijon me Federer dhe Durant, ndërkohë që në listën e 10 sportistëve më të paguar janë edhe Andrew Luck, golfisti Rory McIlroy, basketbollistët Stephen Curry e James Harden, si dhe kampioni i botës në F1, Lewis Hamilton.

Related posts

(FOTO) Nga Buffon te CR7, kur motër e vëlla janë si dy pika uji

Q.Autor

IKARDI HARRON UANDA NARËN/ Sulmuesi në një lidhje me një tjetër modele seksi nga Argjentina

F.autor

DUA LIPA I TREGON BOTËS ME KRENARI SHQIPËRINË ETNIKE/ Por shikoni komentin e veçantë të Lorik Canës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment