Futboll Seria A

Hetimet, kinezët pastruan 200 milionë euro duke blerë Milanin

Prokuroria e Milanos vijon hetimet në lidhje me shitjen e Milanit nga ish-presidenti Silvio Berlusconi te pronarët e rinj kinezë.

Dyshimet më të mëdha vijnë për një shumë e madhe parash që kap vlerën e 200 milionë eurove paguar nga Yonghong Li në adresë të shoqërisë Fininvest në pronësi të Berlusconit, shumë e derdhur në korrik të 2016-ës.

Kjo shifër nxori jashtë loje thuajse të gjithë konkurrentët e tjerë, ndërkohë që hetimet e kryera zbulojnë se ajo është kryer nga fonde personale të pronarëve kinezë, pa patur nevojë që transferimi të kryhet përmes bankës.

Berlusconi me Li pas shitjes se Milanit

Por duket se kjo shumë e paguar “dorazi” nga Yonghong Li nuk është thjesht një këst normal, por bëhet fjalë për pastrim parash nga kinezët, ndaj dhe Prokuroria e Milanos po përpiqet të hedhë dritë mbi këtë çështje.

Në këtë hetim është përfshirë edhe Guardia di Finanza, duke koordinuar veprimet për të zbuluar të vërtetën e kesteve që janë paguar për të blerë skuadrën kuqezi. Prokuroria ka kërkuar që të vihen në dispozicionin e saj të gjitha dokumentet e nevojshme të këtij transferimi të skuadrës kuqezi nga Bersluconi tek Li.

Related posts

Emre Can vendos për të ardhmen

Q.Autor

CAVANI FLET PËR GRUPET/ Nëse humbasim kundër Napolit, vështirë të kualifikohemi

Isa.Autor

I SHOKON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Djali i Maradonës: Unë të trajnoj Juventusin? Më mirë i vdekur

Delo.autor

Leave a Comment