Futboll Sport

E PABESUESHME/ Braziliani Danilo ALVESH, drejt rikthimit në Superiore tek klubi i…

Sulmuesi brazilian Danilo Alves është pranë rikthimit befasues në Superiore. Në mesin e muajit korrik 27-vjeçari firmosi për Afjet Afyonspor në Ligën 2 turke, duke u larguar nga Shqipëria pas 2 sezonesh e gjysmë aty.

Megjithatë, në Turqi përshtatja nuk ka qenë e thjeshtë dhe Danilo Alves ka luajtur vetëm 49 minuta deri tani, duke hasur jo pak probleme, ndryshe nga Renato Arapi, që është bërë menjëherë lojtar kyç në ekipin e tij të ri.

Për pasojë, ditët e fundit Danilo Alves ka biseduar me drejtuesit e Flamurtarit dhe nëse Afjet Afyonspor e lë të lirë, mund të kthehet në Vlorë, mësohet nga burime brenda klubit vlonjat.

Trajneri Ilir Daja është i shqetësuar, për faktin se situata e Elton Cale-së mbetet e bllokuar dhe duhet pritur gjyqi në FIFA, ndaj kërkon urgjentisht sulmues tjetër dhe Danilo Alves është lojtari i duhur, pasi e njeh shumë mirë ambientin në Vlorë.

Related posts

Lionel Messi: Nuk do ta ndërroja “dopietën” me Championsin

Sadik.Autor

Zidane: Do të largohesha që nesër, po të ishte e vërtetë kjo…

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Gafa e çuditshme e gardianit portugez në Champions, braktis portën dhe i fal golin Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment