Bundesliga Futboll

Heynckes njofton Bayernin: Në fund të sezonit, largohem!

Jupp Heynckes, trajneri i njohur do të largohet nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni.

Ashtu ishte edhe kontrata kur erdhi në stolin e Bavarezëve. Por, pas suksesit të tij, shumë u mendua se Jupp do të vazhdonte me kampionët e Bundesligas.

Megjithatë, një gazetar gjerman e konfirmon largimin e Hyenckes në fund të këtij sezoni.

Sipas tij, 72-vjeçari ia ka konfirmuar lajmin drejtuesve gjerman dhe futbollistëve.

Madje, disa nga lojtarët kanë shpreh pakënaqësinë që ende nuk janë të informuar për trajnerin e ri.

Bayerni pothuajse ka siguruar titullin e radhës në Bundesliga, pasi kryeson me 63 pikë, 20 më shumë se pozita e dytë. Poashtu është afër kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus kërkon “ndihmën” e Milan për sfidën e dyfishtë me Real Madrid

Q.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Mema: Kush humbet super ndeshjen, “digjet” nga gara për titull

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Chelsea “rrëmben” lojtarin e kampionëve holandez… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment