Futboll Seria A Sport

INZAGHI MERR LAJMIN E KEQ/ Pësoi tërheqje muskulore ndaj Empolit, ja sa pritet të mungojë Correa…

Hoakin Korrea në ndeshjen e së mërkurës ndaj Empolit u detyrua të linte fushën vetëm 5 minuta nga nisja e sfidës, pas një tërheqjeje muskulore që pësoi në kofshën e majtë gjatë një përplasjeje trup më trup me mbrojtësin toskan, Romanjoli.

Pas diagnozës së parë të vendosur, ekzaminimet e tjera priten ditën e sotme, për të përcaktuar përfundimisht gradën e tërheqjes dhe kohën e rikuperimit, ndërsa në Apiano Xhentile kërkojnë të ruajnë optimizmin dhe po shpresojnë që ndalesa e argjentinasit të mos e tejkalojë një mujorin.

Nëse problemi do të jetë i zgjidhshëm për kaq kohë ngelet për t’u parë, por dëmtimi i Korreas vjen në një moment që zikaltrit do të duhet të përgatiten për disa ndeshje të vështira radhazi dhe në prag të një kalendari të ngjeshur, një ndihmë mund të vijë nga pauza e kombëtareve, kohë të cilën Korrea mund ta shfrytëzojë për t’u rikuperuar.

Tek Interi shpresojnë të jetë gati për sfidën me Napolin në 13 shkurt.

Related posts

LIVE/ KASTRIOTI dhe KAMZA duan “ilaçin”, skuadrat luajnë për maksimumin

Isa.Autor

E ÇUDITSHME/ Gjithçka për të parë Celtic-un, tifozi mbyllet në banjë për 2 orë pa biletë dhe…

Delo.autor

Formacioni më i mirë i pjesës së parë të sezonit në Angli, Salah në krye

Q.Autor

Leave a Comment