Futboll

Hyri me armë në fushë, pezullohet për 3 vite Presidenti i Paokut

Presidenti i klubit grek të Paokut të Selanikut, Ivan Savvidis, është skualifikuar zyrtarisht për tre vjet. Vendimi është marë nga Federata Greke e Futbollit pas incidentit që u shënua në fushën e blertë ku sipërmarrësi Savvidis zbriti në fushë i armatosur duke kërcënuar arbtirat e lojtarët në ndeshjen me Aekun e Athinës pas anulimit të një goli që iu bë skuadrës së tij.

Për klubin nga Selaniku gjithshtu është vendosur edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh dhe tre pikë penalizim, që nënkuptojnë një zbritje nga klasifikimi duke u pozicionuar në vendin e tretë. Si pasojë e minutave të kaosit dhe panikut që u krijuan pas hyrjes në fushë të Savvidis të armatosur, me imazhet të filmuara që dëshmojnë këtë incident, episodi u bë viral duke shkaktuar edhe pezullimin e kampionatit grek.

Pezullim që u anullua për të rinisur kampionatin me takimet e kësaj jave falë edhe angazhimit të klubeve pjesëmarrëse me FIFA-n për të sjellë reforma konkrete anti dhunë në stadiume. Ndërkohë që manjati dhe presidenti i Paokut Savvidis, me dy nënshtetësi atë greke dhe ruse nuk do të mund të shkelë më në stadiume për një hark kohor tre-vjeçar. Kjo nënkupton se ndjesa publike që ai bëri nuk ka shërbyer për të zbutur pasojat e veprimeve të tij.

Related posts

Sfida “jetike” ndaj PSV/ Spalletti: Më e rëndësishmja që kur kam ardhur te INTERI, lojtarët QË NUK…

Isa.Autor

“Tërmet” te Sporting Lisbona, vendimi drastik i presidentit

Sadik.Autor

Klopp zbulon pikën e dobët të Real Madridit dhe si “bllokohet” Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment