Futboll Seria A Sport

Milani i madh? Kjo është rruga, Mirabelli e ka planin “madhështor”!

Milani i madh do punë të rikthehet dhe tani grupit i duhen disa kampionë. Verën e shkuar u hodh një hap i rëndësishëm dhe diçka ka ndryshuar. Tashmë kuqezinjtë e kanë bazën e ekipit, edhe pse kjo ju ka kushtuar rreth 200 milionë euro. Ndryshe nga se ndodhi verën e shkuar, këtë herë shpenzimet nuk mund të jenë aq të larta. Me rëndësi është fakti që po punohet që të merret pjesë në Europa League dhe fitimi i Kupës së Italisë do t’i çonte kuqezinjtë menjëherë në grupe, duke shmangur kështu sfidat kualifikuese, që do ta zbrisnin skuadrën e Gattuso-s në fushë më herë se zakonisht.

Drejtuesit e Milani-t duhet të përforcojnë ekipin tani me lojtarë që të garantojnë cilësitë e duhura për të qenë konkurrues dhe që pjesëmarrjen në Champions League të mos e vërë në diskutim. Sulmi është reparti që duhet përforcuar. Andre Silva dhe Kalinic nuk po japin atë që prisnin dhe me shumë gjasa në verë do të largohen, ndërkohë që pritet të vijnë të tjerë elementë cilësorë. Një sulmues qendror është i domosdoshëm, Cutrone, i shpëtuari i vetëm, nuk mjafton.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, tre janë emrat që synohen dhe që do të rikthenin Milanin e madh. Në fakt është e vështirë që të blihen të gjithë. Alvaro Morata shihet si lojtari më i përshtatshëm për sulmin, pasi veçse mban ekipin përpara, ka edhe cilësi të mirë teknike, si dhe është i shpejtë. Nuk duhet lënë mënjanë fakti që në Serie A ka luajtur më parë me Juventusi-n dhe e njeh kampionatin, ndërkohë që edhe pse në moshë të re numëron një numër të konsiderueshëm ndeshjesh të mëdha.

Edin Dzeko është emri tjetër për sulmin dhe për të është folur shumë. Veç sulmuesit qendror, kërkohet edhe një anësor me tipare sulmuese. Me Suso-n që mund të largohet këtë verë, shihet si e nevojshme që edhe të arketohen para nga shitjet dhe spanjolli është njëri prej atyre për të cilin ka klube që janë gati ta paguajnë klauzolën prej 40 milionë eurosh. Memphis Depay i Lion është i preferuari i Mirabelli-t. Drejtori sportiv pret që drejtuesit t’i miratojnë fondin për merkaton dhe të niset menjëherë nga puna. Sigurisht nuk duhet harruar, në Itali e shohin Andrea Belotti-n me fanellën kuqezi…

Related posts

Ndahet nga jeta rekordmeni shqiptar i atletikës

Sadik.Autor

ABSURDE/ U BLE ME BUJË: NAVAS është më i mirë se COURTOIS. E dëshmojnë statistikat…

Isa.Autor

REAL MADRID-SHERIFF TIRASPOL/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Hazard-Benzema-Vinicius (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment