Futboll

I ka bindur të gjithë, Interi kërkon blerjen e Cancelos

Me paraqitjet e tij në fushë në 3 muajt e fundit në krahun e djathtë të mbrojtjes, Joao Cancelo ka fituar zemrat e tifozëve dhe drejtuesve të Interit.

Portugezi i ka bindur të gjithë në kampin zikaltër me formën e tij dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Interi po mundohet të gjejë fondet e nevojshme për të blerë kartonin e Cancelos nga Valencia. 23-vjeçari luzitan u transferua gjatë verës së kaluar nga Los Che te zikaltrit në formë huazimi me të drejtë blerjeje për shifrën e 35 milionë eurove nga Interi.

Për të siguruar të ardhurat për të blerë kartonin e Cancelos, Ausilio dhe Sabattini synojnë të shesin Kondogbian te Valencia për 25 milionë euro, Nagatomon te Galatasaray  dhe Bardin te Frosinone, largime këto që do të sillnin në arkat e Interit 35 milionë euro.

Related posts

E PABESUESHME/ Hoffenheim barazon rezultatin me një gol spektakolar kundër Bayernit (VIDEO)

Isa.Autor

“RAMOSI I BARÇËS”/ Katalanasit kalojnë në avantazh me mbrojtësin spanjoll

Isa.Autor

“KËSHTU MBROHEN NGJYRAT KUQ E ZI”/ Reagimi emocionues i “Plisave” pas triumfit të Kombëtares (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment