Futboll Seria A

Ibrahimovic: Allegri di të fitojë, me Gattuson do të shkoja në luftë…

Zlatan Ibrahimovic u paraqit në një konferencë për shtyp. Sulmuesi i ri i Los Angeles Galaxy iu përgjigj gazetarëve nga e gjithë bota. “Botërori? Nëse unë dua, do të jem atje “. Dhe pastaj: “Mosha ime? Mos u shqetësoni, kur unë shkova në Angli, më konsideruan në fund të gjithçkaje, por në tre muaj i kam pushtuar të gjitha”.

Pastaj, një shaka për Juventus-Milan: “Allegri e di se çfarë duhet të bëjë për të fituar. Kur e takova, ai ishte më i ri, tani ka më shumë përvojë. Gattuso? Ai është duke bërë gjëra të mëdha, më pëlqente si njeri dhe si futbollist. Kjo i jep shumë akses atij në fushë dhe jashtë. Nëse do të shkoja në luftë, do ta merrja me vete”.

I mirëpritur si një yll, menjëherë ai ka filluar nga puna te klubi i ri amerikan. Sulmuesi 36-vjeçar suedez, brenda 15 minutave të seancës së hapur për shtypin, ka punuar me pjesën tjetër të shokëve të tij dhe çdo gjë sugjeron se mund të bëjë debutimin e tij tashmë, nesër, në derbin kundër Los Angeles FC.

Related posts

INTERI DYFISHON SHIFRAT/ Shënon golin e dytë Candreva (VIDEO)

Delo.autor

40 GOLA NË NJË SEZON/ Bomberi i rekordeve me Bayern Munich, Polonia nderon Lewandowski-n

Delo.autor

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Ardian Takaj: Është shume serioze për sportin shqiptar…

Delo.autor

Leave a Comment