Futboll

Ibrahimovic: “Trupi im është një mister! Rikthehem kur të jem gati të luaj”

Zlatan Ibrahimovic ka kapërcyer tashmë dëmtimin e rëndë në gju, që e mbajti jashtë fushave të blerta për gati 1 vit dhe ka paralajmëruar se po përgatitet për rikthimin e shumëpritur. Gjatë një eventi të Samsung, suedezi deklaroi: “Do të rikthehem atëherë kur të jem gati të luaj, gjithçka varet nga kjo.

Dua të rifutem kur të jem gati të performoj dhe të shprehem, sepse nuk jam në gjëndje të rezistoj për shumë gjatë jashtë. E gjithë vëmendja është te ritkhimi, të gjithë kohën, por nëse dua, atëherë do të jem aty”.

“Nëse kam përdorur ndonjë aplikacion për rikthimin? Jo, sepse gjithçka që lidhet me trupin tim është një mister. Kritikat në rrjetet sociale? Nëse je kaq i dobët mendërisht sa të të bezdisin, atëherë nuk je njeriu i duhur për këtë punë, duhet thjeshtë të evitosh ato persona dhe të bësh atë që beson.

MLS? Janë zëra që ekzistojnë prej një jete. Bëhet fjalë për tu përqendruar te gjërat e duhura. Dua akoma të luaj, nuk mund të vends tani për të ardhmen, por ideja është që të vazhdoj të luaj”, deklaroi Ibrahimovic.

Related posts

“NUK KAM NDALUAR ASNJËHERË SË ËNDËRRUARI”/ Sulmuesi Uzuni: Ja çfarë më tha trajneri Solskjaer kur isha tek Laçi

Delo.autor

LA LIGA PUBLIKON KALENDARIN/ Barcelona e nis në shtëpi, Reali dhe Atletico në transfertë. Ja datat e “El Clasicos”…

Delo.autor

PAMJET/ Shtangu lojtarët në fushë, shikoni gjestin e shëmtuar të Bruno Fernandeshit ndaj De Jongut

F.autor

Leave a Comment