Futboll

Lazio e Strakoshës në çerekfinale të Europa League, këto skuadra janë kualifikuar

Lazio, Marseille, Leipzig dhe Atletico Madrid – janë kualifikuar në çerekfinale të Europa League.

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para në Europa League, ku tashmë janë kualifikuar në çerekfinale Lazio, Marseille, RasenBallsport Leipzig dhe Atletico Madrid.

Tutje është kualifikuar edhe Lazio pas fitores 0-2 në udhëtim kundër Dinamo Kiev, ku nga minuta e parë mbrojti shqiptari, Tomas Strakosha.

Atletico eliminoi Lokomotivën e Moskës, Marseille eliminoi Athletic Bilbaon, Leipzig e dërgoi në shtëpi Zenitin ndërsa një ndeshje do të shkojë në vazhdime.

Viktoria Plzen po fiton 2-0 kundër Sporting Lisbonës, ashtu siç triumfoi kjo e fundit në takimin e parë dhe do të ketë 30 minuta vazhdime – ndoshta edhe penallti.

Tre çerekfinalistë tjerë mësohen pas ndeshjeve nga ora 21:05: Arsenal – Milan, Lyon – CSKA Moska dhe Salzburg – Borussia Dortmund.

Related posts

BARCELONA KUNDËR JUVENTUS/ Ylli 50 milionë euro fut “në luftë” dy gjigandët

Isa.Autor

E ARDHMJA E KAPITENIT TË “GALAKTIKËVE” NË DILEMË/ Reali në sulm, gjen zëvendësuesin e Sergio Ramos

Delo.autor

NGA I IZOLUAR NË TITULLAR/ JA si Berisha rifitoi respektin e Atalantas…

Isa.Autor

Leave a Comment