Futboll

Ish-goleadori Sinani bën analizën: Vllaznia, super me Sukajn. Ekipi ka fituar besimin e munguar

Ecuria e Vllaznisë në javët e fundit të kampionatit ka bërë që ish-kapiteni Vioresin Sinani të shprehet se tashmë ekipi ka fituar besimin. Ai ka vlerësuar lojën në rritje të ekipit, si dhe mendon se Sukaj tashmë ka gjetur formën e tij më të mirë. Sinani flet edhe për mbrojtjen, duke thënë se ashtu si i gjithë ekipi tashmë kanë qetësinë e duhur për të vazhduar përpara.

Si e shikoni situatën tek ekipi i Vllaznisë pas fitores me Flamurtarin?

Të them të drejtën, jam kënaqur nga ajo fitore e arritur dhe për më tepër kur skuadra ka shënuar 3 gola dhe kishte mundësi që të kishte shënuar edhe më tepër. Nuk e kisha parë këtë skuadër të vinte në asnjë moment të dyshim rezultatin e takimit. Ka qenë një fitore që na ka ngrohur të gjithëve, pasi u arrit me lojë të bukur. Mund të them se situata po rregullohet nga ndeshja në ndeshje, pavarësisht se rreziku i mbijetesës është evident.

Çfarë po ndryshon te kjo skuadër?

Mund të them se është rritur ndjeshëm besimi. Skuadra po rritet në lojë dhe këtë e ka treguar në këto takimet e fundit dhe nuk nisem vetëm nga përballja me Flamurtarin. Ka më optimizëm dhe grintë e dëshirë në lojë. Kjo është pozitivja që po sjell, sipas meje, edhe rezultatet.

Duket sikur edhe Sukaj ka rigjetur formën…

E kam theksuar edhe më parë. Xhevo është një ndër sulmuesit më të mirë të Superiores. Nuk ka asnjë dyshim që ai, së bashku me pjesën tjetër të ekipit, do të marrë skuadrën “për dore” që të sigurojë sa më shpejt mbijetesën. Sukaj, mendoj, se po vjen në formë nga javë në javë. Shikoj një grintë te ky lojtar për të bërë më të mirën për ekipin. Golat po e çlirojnë plotësisht atë. Unë kam besuar dhe besoj te vlerat e tij, është një golashënues “race”.

Keni një vlerësim për mbrojtjen?

Mendoj se pas startit të dy takimeve të para të këtij viti, gjithçka ndryshoi për mirë. Edhe mbrojtja po tregon më shumë siguri. Ekipi po mbrohet më mirë në tërësi. Këtë e tregojnë edhe statistikat në takimet e fazës së tretë, ku skuadra ka pë- suar vetëm një gol, atë ndaj Laçit dhe në atë takim nuk ishte një gol për t’u ndalur. Mendoj se gjërat, jo vetëm në mbrojtje, por në të gjitha repartet, po funksionojnë mirë. Them se jemi në rrugën e duhur.

Këtë javë skuadra ka një tjetër përballje të vështirë, ndaj Kamzës. Keni një parashikim?

Është një takim ku pikët kanë shumë rëndësi. Një ndeshje e vështirë për ekipin tonë, por duke parë nivelin e skuadrave mund të them se nuk ka asgjë të pamundur dhe të tria rezultatet janë në lojë. Për mua, në këtë takim, e rëndë- sishme është që të mos dilet pa pikë nga , çka do të thotë se do të më kënaqte edhe një pikë. Një trepikësh mund të thotë shumë për ekipin tonë në rrugën për mbijetesë. Unë kam besim te skuadra, e thashë, ajo po rritet në të gjitha drejtimet dhe arritja e një fitoreje nuk është mision i pamundur.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani prezanton afrimin e parë, firmos me “Demat” mbrojtësi…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-NEWCASTLE/ Pas një asist të dhuruar nga Maguire, Saint-Maxim rihap sfidën ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

U PËRFSHI NË NJË INCIDENT/ Courtois përfundon në polici, pasi sulmoi makinën e…

Delo.autor

Leave a Comment