Futboll Seria A Sport

Berisha spektakor/ Gjimshiti fundosi Interin. Ja notat e shqiptarëve në triumfin ndaj ekipit të Spaletit

Atalanta fitoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Interit, në një takim që e dominoi tërësisht, dhe titullarë ishin edhe të dy shqiptarët, Etrit Berisha në portë, si dhe Berat Gjimshiti në qendrën e mbrojtjes, i cili ishte protagonist duke shënuar edhe golin e tretë.

Ndërkohë, sipas Tuttomercatoëeb, Berisha është vlerësuar me notën 5: Spektakor në pjesën e parë. Gabon në nisjen e topit, në rastin që çon në penalltinë e Interit, shndërruar në gol nga Ikardi. Balotazhi me portierin tjetër Golini, do të jetë në diskutim tashmë që vjen edhe pauza e kombëtareve.

Nga ana tjetër, me një notë mjaft të lartë vlerësohet Gjimshiti, 7, nga më të mirët në mbrojtje, por edhe në përgjithësi në të gjithë ekipin. “Titullar në vendin e Palominos. Një paraqitje mjaft e mirë, dhe aspak inferior, ndaj një reparti ofensiv me shumë cilësi, si ai i Interit. Gjen edhe golin e parë me Atalantën këtë sezon.

Related posts

ZYRTARIZOHET E ARDHMJA/ Inter Miami vendos për Lionel Messin

F.autor

PAQE NË HORIZONT/ Shikoni banerin e hapur nga tifozët e Lacios për Hysajn pranë stadiumit “Olimpico”

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Partizani “peshkon” në Superiore, Ndreca dhe titullari i Laçit në radarët e klubit

Delo.autor

Leave a Comment