Futboll

Ish mesfushori i Barçës rrëfen pengun e karrierës

Fantazisti i njohur bjellorus, Aleksandr Hleb, në një intervistë të dhënë për mediat vendase ka treguar pengun e karrierës së tij futbollistike, që lidhet me refuzimin e Interit, në verën para tripletës.

Në verën e 2009-ës, Interi më kërkoi edhe mua si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Ibrahimoviçit te Barça. Eto’o pranoi të shkojë në ‘San Siro’, ndërsa unë jo, ndonëse nuk luaja rregullisht te katalanasit. Ende nuk di si ta shpjegoj atë vendim, por le të themi që nuk mendoja si një i rritur. E kam peng të karrierës, sepse atë sezon Interi mori Sneijnderin dhe fitoi gjithçka. Mund të isha pjesë e tripletës”, deklaroi Hleb.

Taashmë në moshën 37-vjeçare, Hleb luan me Krylia Sovetov Samara, në Bjellorusi, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur me klube si Arsenali e Barcelona, por edhe Stuttgarti e Wolfsburgu në Gjermani.

Related posts

SOUTHGATE MOTIVON “LUANËT” ME VIDEO/ Mbrojtësi Shou: Do përgatisim edhe… penalltitë

Delo.autor

GOL “ALLA PALY-STATION”/ Shikoni mënyrën si shënon Ajaxi në finalen e kupës (VIDEO)

Delo.autor

FIFA merr vendimin, ja kur do të luhet Botërori me 48 skuadra!

Sadik.Autor

Leave a Comment