Futboll

Ish-presidenti sulmon sheikun e PSG-së: Futbolli nuk është çështje nafte

Kritikat kundër PSG-së kanë shpërthyer në Francë pas eliminimit në Champions nga Reali i Madridit në 1/8-at e finaleve.

I fundit që ka folur ishte Bernard Tapie, ish-presidenti i Olympique Marseille, i cili vë në dyshim modelin sportiv të ekipit parizien, me Nasser Al-Khelaifi si përgjegjësi kryesor.

“Ata që udhëheqin PSG-në janë krerë të naftës, nuk duhet të punojnë kurrë në këtë mënyrë. Të gjithë fuqinë duhet t’ia japin dikujt, që e di se çfarë është futbolli dhe ka njohuri. Bosi është ai që paguan, nuk është pjesë e ekipit”, tha Tapie.

“Futbolli është një sport kolektiv, por për PSG-në duket se është një sport individual. Te Real Madridi luajtën edhe lojtarë të rinj, të cilët nuk ishin më të mirët, por ka një kulturë të ekipit dhe gjithkush i përmbahet projektit. PSG-ja nuk është ekip, por janë individë që paguhen nga bosi i naftës”, deklaroi ish-presidenti që fitoi Kupën e Kampioneve me Marsejën.

 

Related posts

MBI SEZONIN 2021-22/ Dorëzohet Allegri, ja tre favoritët e tij për titullin në Serie A

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me tifozin që inkurajoi lojtarët e Perus kundër Danimarkës, duke u maskuar si “pionier”

Sadik.Autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Gatusso përgatit terrenin për sezonin e ardhshëm, ja klubi i ri…

Delo.autor

Leave a Comment