Futboll

Ish-ylli i Realit dhe Bayern rrezikon 5 vite burg

Ish-ylli i Real Madrid, Xabi Alonso është lojtari i radhës, pas Messit, Ronaldos e të tjerë që janë akuzuar nga Prokuroria e kryeqytetit iberik për evazion fiskal.Prokuroria e Madridit ka kërkuar një dënim prej pesë vitesh burg për ish-mesfushorin e Real Madrid dhe Bayern Munich, Xabi Alonso. 36-vjeçari akuzohet për evazion fiskal, ku dyshohet të ketë fshehur dy milionë euro gjatë periudhës së viteve 2010 dhe 2012.

Për ish-yllin e Liverpool kërkohet edhe një gjobë prej 4 milionë eurosh, duke përfshirë edhe shumën e zbritur nga autoritetet e Tatimeve në Spanjë. Lojtari ende nuk ka reaguar për rastin në fjalë, ndërsa Ronaldo para pak ditësh përgënjeshtroi median lidhur me paratë që kishte ofruar për të mbyllur çështjen e tij.

Madje portugezi ka dashur që të largohet nga La Liga pikërisht për këtë arsye, pasi ka mohuar të ketë fshehur paratë e fituara nga të drejtat e imazhit. Ndërsa ka shprehur dëshirën të rikthehet në kampionatin anglez, aty ku sipas tij është respektuar dhe ka qenë korrekt me gjithçka dhe të gjithë.

Related posts

SI SHQIPTARËT/ Fotoja që pushtoi rrjetet sociale, ja si udhëton Ter Stegen në Barcelonë…

Isa.Autor

(VIDEO) Spal barazon menjëherë shifrat ndaj Lazios, Strakosha nuk arrin të presë penalltinë

Q.Autor

SHKOI 15 MINUTA ME VONESË/ Shihni si reagon lojtari i PSG-së kur nuk i’a hapin derën e qendrës stërvitore

F.autor

Leave a Comment