Futboll

Porta të bën me dhimbje kokë, Panucci zgjedh titullarin

Trajneri i Shqipërisë, Chiristian Panucci, ka dilema shumë të mëdha për titullarin e portës. Për ndeshjen kundër Norvegjisë janë grumbulluar Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha. Ky i fundit do të jetë portieri i tretë dhe shanset e tij për të qenë si i parë janë 0. Dilemat e teknikut italian janë ndërmjet Strakoshës dhe Berishës.

Portieri i parë deri tani ka qenë portieri Etrit Berisha, madje ai ka shanse për të qenë dhe kapiten i skuadrës, pasi pas Lilës është futbollisti që ka më shumë ndeshje. Dilema e madhe e Panuccit është forma që po kalon titullari i Lazios, Thomas Strakosha. Dueli mes tij dhe Berishës do të jetë mjaft i fortë, pasi nuk dihet se kush do të luajë nga minuta e parë.

Dëmtimi i Berishës dhe fakti që nuk po stërvitet rregullisht me grupin, por është i diferencuar ka bërë që tekniku italian ta ketë më të lehtë përzgjedhjen. Në ndeshjen kundër Norvegjisë, më 26 mars, në stadiumin “Elbasan Arena”, me shumë mundësi do të luajë nga minuta e parë portieri Strakosha.

Related posts

PAS SFIDËS NDAJ ATLETICOS/ Një fans i komentoi të dashurën, futbollisti i Barcelonës i jep reagimin epik (VIDEO)

Delo.autor

E “rrëmbeu” në moment të fundit/ Barcelona mund të largojë SUPER futbollistin

Isa.Autor

Barcelona merkato në Angli, katalanasit “sakrifikojnë” një brazilian për një tjetër

Isa.Autor

Leave a Comment