Futboll

Ja cili do të jetë portieri titullar i Anglisë në Kupën e Botës 2018…

rajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka marrë vendimin e tij në lidhje me atë që do të mbrojë portën e Anglisë në Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Ka pasur shumë diskutime gjatë javës së fundit nëse numri 1 duhet të ishte Jordan Pickford i Everton apo Jack Butland i Stoke. Të dy portierët kanë lënë një përshtypje të mirë në këtë sezon, pavarësisht se ekipet e tyre kanë vuajtur në Premier League dhe Southgate ka vendosur që porta të mbrohet nga Pickford.

Pickford ishte titullar në miqësoren ndaj Holandës dhe nuk pësoi gol, ndërsa Jack Butland u tradhtua nga vetja vetëm në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Italisë nga penalltia e Lorenzo Insigne.

Kurioz është fakti se Pickford nuk ka pësuar asnjë gol në pesë ndeshjet që ka luajtur si titullar me “tre luanët”.

Everton shpenzoi 35 milionë euro në verën e kaluar për të marrë numrin 1 nga Sunderland. Butland do të jetë portieri i dytë, ndërsa portieri i tretë do të jetë ish-titullari Joe Hart, i cili mbrojti portën e Anglisë në Euro 2016. Portieri i West Ham fitoi balotazhin me Nick Pope dhe Tom Heaton.

Related posts

Portieri shënon nga 60 metra… në kohën shtesë (VIDEO)

Sadik.Autor

Talentet shqiptarë janë kthyer në mollë sherri, presidenti Vokrri ankesë në FIFA ndaj FSHF

Q.Autor

VAZHDON FORMËN FANTASTIKE NË KAMPIONAT/ Inter “hipotekon” triumfin ndaj Sampdoris

Delo.autor

Leave a Comment