Futboll

Super Rei Manaj, sulmuesi kalon sërish në avantazh kombëtaren Shpresa (Video)

Kombëtarja Shpresa është duke luajtur ndeshjen e 6 në Grupin 2 të vlefshme për eliminatoret e Europianit

 

Shqipëria U-21 1-0 Sllovaki U-21

 

44′ Manaj

Minutë pas minute

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri U21-Sllovaku U21 1-0

45’ 1 minutë shtesë.

44’ GOOOL Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Ceka pason bukur në zonë për sulmuesin Manaj, dhe ky i fundit nuk fal përballë portierit.

42’ Varga zë vendin e Sulek tek Sllovakia, që kryen zëvendësimin e parë, një ndërrim i detyruar pas dëmtimit të Sulek.

35’ Kombinime të bukura mes kuqezinjve, mes Kallakut, Seferit e Manajt, por topi i fundit nga Manaj shkon në një zonë ku nuk gjendet askush për ta shfrytëzuar.

33’ Goditje nga distanca e sllovakëve, tokazi, dhe Sherri devijon duke e ccuar në goditje këndi.

32’ Ndërhyrje e rëndë e Urblik ndaj Ndojit, arbitri nuk e fal dhe i tregon kartonin e verdhë.

31’ Karton i verdhë edhe për mbrojtësin Ceka.

24’ Seferi lëshon një goditje fantastike nga jashtë zonës, por portieri Rodak bën heroin përballë sulmuesit shqiptar.

22’ Manaj futet bukur nga e djathta brenda zonës, godet në një pozicion të favorshëm por devijimi i mbrojtjes kundërshtare në fund, bën që topi të shkojë në goditje këndi.

12’ Goditje e fuqishme nga Sllokavia në goditjen e dënimit. Sherri në pozicion dhe ndal me siguri.

11’ Karton i verdhë për Malokun, për një mbajtje nga fanella ndaj Cernak.

6’ Sllovakët dalin rrezikshëm para me një kundërsulm, por në fund është Bare që mbyll hapësirën në zonë.

1′ Nis ndeshja në ‘Selman Stërmasi’/ panorama sport

Kombëtarja U-21 do të luajë sot një ndeshje shumë të rëndësishme për fatet e Grupi të 2 eliminator të Europianit të kësaj grupmoshe. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të përballet në ‘Selman Stërmasi’ me Sllovakinë, ku objektivi i vetëm është fitorja pasi çdo rezultat tjetër pothuajse do ta bënte të pamundur vendin e dytë, pozicioni i fundit që të jep mundësinë për më tej.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Sherri, Tafa, Ceka, Ndoj, Maloku, Toli, Kallaku, Bare, Çekiçi, Seferi, Manaj. Trajner: Alban Bushi.

Sllovakia: Rodak, Çvatal, Vavro, Hancko, Sulek, Dimun, Lesniak, Urblik, Spalek, Cernak, Mraz. Trajner: Oto Brunegraf

Gjyqtar: Stefan Apostolov (Bullgari)

Related posts

NGRITI TIFOZËT “KUQEZI” NË KËMBË/ Shikoni driblimin e Castillejo prej “magjistari” (VIDEO)

Delo.autor

De Biazi e quajti “bir k….”/ Izraeli grumbullon ndaj Shqipërisë sulmuesin që na bëri “gjëmën”

Isa.Autor

“PO DERDHIN LOTË KROKODILI”/ Babai i Messit hedh akuza të forta ndaj klubit: Është mirë për Barçën që ne të mos vazhdojmë

Delo.autor

Leave a Comment