Futboll

Juve e Napoli, “hija” e Botërorit mbi titullin në Serie A

Në kohën kur gjysma e kombëtareve të globit po përgatiten për ndeshjet miqësore, klubet europiane më të mëdha të futbollit po bëjnë llogaritë sesi mund ta marrin veten pas të ashtuquajturit “virus” të FIFA-s.

Dëmtimi i lojtarëve apo kthimi në klubet respektive në gjendje jo të mirë mund të ndikojë në finalen e sezonit për kontinentin e vjetër.

Juventusi dhe Napoli, dy skuadra që luftojnë për titullin në Serie A, janë nga më të prekurit, për shkak të eksodit të lojtarëve me përfaqësueset.

“Zonja e vjetër” ka plot 14 futbollistë bardhezi që kanë udhëtuar nëpër botë, për të përfaqësuar flamurin kombëtar, e trajneri Allegri mund të gëzohet vetëm për lënien jashtë të Paulo Dybala nga Argjentina.

Edhe Chiellini e Hoëedes mbeten te kampionët në fuqi të Serie A, pasi nuk iu përgjigjën dot thirrjes së kombëtareve, ndërsa më i vështirë duket rikthimi i shpejtë i Cuadrados dhe Bernardeschit.

Pritet gjithsesi një rotacion i kufizuar për ndeshjen me Milanin më 31 mars. Allegri e di se nuk mund të humbasë pikë në kampionat, edhe pse më 3 prill është Reali i Madridit në Champions.

As te Napoli nuk i duan pushimet e kombëtareve, pasi janë plot 10 lojtarë të ekipit jugor që kanë udhëtuar me përfaqësueset, mes tyre mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. I fundit që grumbullohet është Mario Rui te Portugalia.

Ndërkohë, për napolitanët, Marek Hamsik nuk do të luajë me Sllovakinë për shkak të një dëmtimi.

Related posts

SULMUESI MILIK PO KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Së fundmi në garë për yllin e Napolit futet dhe skuadra…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern Munich me këtë formacion synon fitoren ndaj Ajax (FOTO)

Isa.Autor

NUK E NIS MIRË AVENTURËN E TIJ TEK PSG/ Trajneri Pochettino shet sulmuesin Icardi, gjen zëvendësuesin e tij tek…

Delo.autor

Leave a Comment