Futboll

Rafael Benitez: E kam nisur karrierën e trajnerit që 13 vjeç…

Rafael Benitez ka deklaruar se që në hapat e para të jetës së tij ka qenë i fiksuar me punën e trajnerit, duke zbuluar se e ka nisur karrierën kur ishte 13 vjeç dhe se vazhdon të shoh ndeshje kur shkon në shtëpi, pasi kthehet nga puna në orën 20:00.

Një ditë e zakonshme për të në qendrën stërvitore te Newcastle, puna për spanjollin nis në 08:00 dhe mbyllet 12 orë më pas. Aktualisht 64-vjeç, Benitez i ka marrë leksionet e para nga Real Madrid.

Image result for rafael benitez

“Në moshën 13 vjeç, unë shkova te Real Madrid për të marrë disa shënime, – tha Benitez për “The Times”. – Unë udhëzoja shokët e skuadrës kur luaja me moshat në çdo ndeshje. Që atëherë kam qenë trajner.

I jepja atyre disa shënime dhe ende i kam ato fletore. I kam ende të shënuara të gjitha seancat që kam bërë si trajner. Kam ende kompjuterat e vjetër me të cilat kam punuar. Nuk mendoj se do ta humbasë ndonjëherë pasionin për futbollin. Eshtë pjesë e natyrës time. Dua të shoh njerëz duke luajtur futboll.”

Image result for rafael benitez

Aktualisht, Newcastle renditet në vendin e 13-të të Premier League, vetëm katër pikë mbi zonën e rënies nga kategoria dhe spanjolli pranon se ka ende shumë punë për të bërë për të mos u kthyer në Championship. “Jam i kënaqur nga skuadra dhe mendoj se do të qëndrojmë në Premier League.

Nuk po them se po punoj fort, sepse unë gjithë jetën kam punuar kështu. Unë shoh futboll edhe kur shkoj në shtëpi pas punës. Kam “infektuar” edhe familjen time. Vajza ime shpesh herë vjen të më pyesë për zgjedhje apo sisteme taktike.”

Related posts

Shaqiri “mahnit” në debutim, Shabani gjen golin e parë bavarez

Sadik.Autor

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Tunizi-Angli

Sadik.Autor

KA DITËLINDJEN/ Ja urimi që merr Marchisio nga Juventus dhe UEFA (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment