Futboll

Juventus, ja pse Bentancur është zhdukur: negociatat për 50% po bëhen në heshtje

“Ka luajtur shumë për moshën që ka…”. Kështu i është përgjigjur Massimiliano Allegri pyetjeve që ka marrë pas ndeshjes me Udinese-n për Rodrigo Bentancur. Ku ka përfunduar? Kjo është pyetja që tifozët e Juventus i bëjnë vetes. Shpjegimi është i thjeshtë: Bentancur ka akoma punë për të bërë, sipas trajnerit, duhet të piqet shumë në menaxhimin e momenteve delikate. Në këtë fazë të sezonit nuk është e lejuar të bëhen gabime.

Për këtë aryse Allegri ka vendosur të tregohet më i kujdesshëm: më shumë se një herë është zemëruar për mënyrën se si lojtari ka interpretuar minutat e fundit të ndeshjes, kundër Atalanta-s dhe Lazio-s. Dhe nuk do ta djegë, do që lojtari të ketë një rritje graduale.

Me pak fjalë, lojtari nuk do të shitet, siç është shkuar në Amerikën e Jugut. Ofertat për ta marrë që në janar nuk kanë munguar, por Juventus ka refuzuar. Një shenjë e mëtjeshme besimi nga klubi torinez kundrejt uruguaianit. Ndërkohë, Marotta dhe Paratici po vazhdojn të punojnë në prapaskenë për të hequr nga kontrata e nënshkruar me Boca Junior klauzolën për 50% të shumës që do të përfitonte klubi Argjentina në rast të një shitjeje të lojtarit në të ardhmen.

Juventus kërkon të jetë e lirë të menaxhojë një shitje të mundshme që mund të realizohet në vitet në vazhdim dhe të mos ndikohet nga kjo klauzolë. Bardhezinjtë synojnë ta zgjidhin këtë çështje brenda verës së ardhshme. Por Bentancur nuk do të shkojë askund të jetë pjesë e të Juventus-it të së ardhmes

Related posts

“ROBBERY” DREJT LARGIMIT/ Bayerni rinovon me talentin gjerman, ja përfitimet

Delo.autor

Surpriza te Luftëtari/ E dashura e Donald Rapos “prish” stërvitjen (VIDEO)

Isa.Autor

INFEKTIMI I SALAH ME COVID-19 TEK DASMA E VËLLAIT TË TIJ/ Ish-sulmuesi Mido: Gafë e pafalshme

Delo.autor

Leave a Comment