Futboll

Juventus krenohet me tituj të vjedhur

E përditshmja gjigante gjermane, “Bild”, ka sulmuar në mënyrë direkte Juventusin, nëpërmjet një artikulli të thelluar në çështjen “Calciopoli” dhe për faktin që klubi bardhezi ka konsideruar të tijët dy titujt kampion të fituar në fushë, por të revokuar më pas.

“Nëse do të fitonin edhe këtë kampionat, atëherë bardhezinjtë do të festonin titullin e tyre të 36, pavarësisht se për momentin kanë vetëm 33. Edhe në faqen zyrtare të Juventus lexohet me numra të mëdhenj dhe me ngjyra 35, në vend të 33”, citohet “Bild”.

 

“Interi përfshin mes titujve titullin që lidhet me sezonin 2005/06 dhe e bën me korrektësi, sepse ai titull i është hequr Juventusit dhe i është akorduar zikaltërve nga Federata. Ndërkohë, titulli i sezonit 2004/05 nuk i është akorduar askujt, por Juventus nuk do t’ja dijë fare.

Klubi dhe tifozët shfaqen totalisht indifferent ndaj faktit që titujt janë revokuar, pavarësisht manipulimeve të ndeshjeve që kishin përcaktuar një sistem të korruptuar”, raporton “alfredopedulla.com”, duke iu referuar shkrimit të “Bild”.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ I kalon topin mes këmbëve dhe e plasin në tokë, Bare fiton penallti për Espanyol (VIDEO)

Delo.autor

“MOS PASONI MË TEK AI”/ E konsideron baba, si e ka pritur talenti Vinicius deklaratën e Benzema

Delo.autor

“JEMI GATI”/ Balotelli gati t’i vërë flakën vendit… përsëri për festat e fundvitit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment