Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TRIUMFUAN NË FINALE KUNDËR THUN/ Tre shqiptarët e Baselit fitojnë Kupën e Zvicrës

Tre futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, kanë fituar Kupën e Zvicrës me Baselin, i cili triumfoi 2-1 në finale kundër Thun.

Golat nga sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Albian Ajeti, dhe nga Fabian Frei, i mjaftuan Baselit për të mundur Thunin në “Stade de Suisse” të Bernës.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova, ishte në pankinë në këtë takim final, po e fiton trofeun e tij të parë në karrierë me vetëm një minutë lojë të zhvilluar në total.c

22-vjeçari është i huazuar te Baseli nga Genku dhe ka vetëm një paraqitje një minutëshe në këtë kompeticion, në gjysmëfinale ndaj Zurich.

Ndërkohë, sulmuesi i Zvicrës, Ajeti, bëri paraqitje të mirë dhe dha kontribut të madh, duke e shënuar golin e parë të Baselit në minutën e 23-të.

Mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka, po ashtu luajti 90 minuta titullar.

Related posts

LISTA/ 26 “djajtë” e Belgjikës, merret vendimi për Lukakun, Martinez lë Januzaj jashtë Botërorit

F.autor

STATISTIKAT/ Asnjë lojtar si ai, njihuni me shkatërruesin më të mirë të Champions-it

Delo.autor

Gjokën nuk e “ngop” barazimi me Flamurtarin, ja çfarë ka bërë së fundmi tekniku i Vllaznisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment