Futboll Seria A

Juventus me ekip të përgjysmuar ndaj Real Madrid

Përgatitjet e Massimiliano Allegri-t për çerekfinalen e Champions League ndaj Real Madrid nuk kanë shkuar sipas planit, me shumë prej titullarëve të tij që kanë pësuar dëmtime.

Trajneri italian e kishte të qartë se do të luante pa Benatia dhe Pjanic, pasi të dy lojtarët u pezulluan në ndeshjen ndaj Tottenham pas kartonëve të verdhë.

Më pas erdhi lajmi i dëmtimit të Alex Sandro-s teksa ishte i grumbulluar me Brazilin, një dëmtim që do ta lë jashtë fushave për ndeshjen e parë ndaj Real.

Giorgio Chiellini ka pasur një dëmtim të ngjashëm që e detyroi të largohej nga grumbullimi me Italinë megjithëse ai ka akoma shanse për të qenë i pranishëm.

Klubi torinez madje ka theksuar se dëmtimi nuk është serioz, por Allegri nuk e ka të sigurt aktivizimin e tij.

Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto probleme, Sami Khedira doli i dëmtuar nga fusha në ndeshjen e Gjermanisë ndaj Spanjës.

Si Chiellini, gjermani u shpreh i qetë se dëmtimi nuk ishte serioz.

Por gjithsesi, nëse Chiellini dhe Khedira i bashkohen Sandro, Benatia dhe Pjanic, Juventus do të jetë i përgjysmuar ndaj Real Madrid. Zidane po fërkon duart.

Related posts

Pejic “ende në linjë” me Kastriotin, klubi gjen zgjidhjen për stadiumin

Isa.Autor

Ronaldo zbulon fjalët që i tha djali i tij pasi fitoi ‘Topin e Artë’, e pabesueshme çfarë i ka thënë

Q.Autor

PREMTIMI i Mbape: E bëj të lumtur Perezin, jap gjithçka për këtë stemë dhe klub

F.autor

Leave a Comment