Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Partizani, thatësirë golash në pjesë e parë

Është duke u luajtur në këto momente sfida mes Kastriotit dhe Partizanit. Me qëllime të ndryshme, por me dëshirë të njëjtë për fitoren, skuadrat do të zbresin në “Redi Maloku”.

LIVE| KASTRIOTI-PARTIZANI 0-0

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

45+3 Përfundon pjesa e parë.

45′ 3 minuta shtesë akordon gjyqtari i katërt.

44′ Trashi kroson me tëmajtë, topi del jashtë vijave kufizuese.

43′ Kastrioti tenton me tre goditje këndi të njëpasnjëshme të Shehut. E dyta bëhet e rrezikshme, pas rrëmujës në zonë dhe gjuatjes së Kalasë, e cila devijohet dhe del jashtë.

40′ Probleme për Alban Hoxhën, i cili ka dalë për të grushtuar një top që po vinte drejt zonës, ndërkohë që ka rënë keq duke pësuar një dëmtim në shpinë.

37′ Mala laon bukur nga krahu i djathtë i sulmit, e çon topin në qendër te Mensah, por ai nuk godet dot, pasi topi devijohet.

36′ Patrik Bardhi tenton të godasë me të djathtë në pozicion të prirët, por topi shkon jashtë portës së Hoxhës.

33′ Probleme për Jasir Asanin, i cili dëmtohet pas një përplasje me Husein. Lojtari merr ndihmën e mjekëve dhe rifutet në lojë.

30′ Çela tenton me kokë pas goditjes së këndit, por topi shkon jashtë kuadratit.

29′ Mensah e merr topin mirë brenda zonës pas një pasimi të Malës, por arbitri e ndal lojë për ndërhyrje të parregullt.

27′ Taulant Marku ndëshkohet me karton të verdhë, pë faull ndaj Malës.

25′ Kalaja kroson nga goditja e këndit, por topi shkon direkt jashtë. Goditja e tretë nga këndi për Kastriotin.

24′ Lum Rexhepi ndëshkohet me karton të verdhë, pas një faulli në mesfushë.

20′ Partizani del bukur në sulm me anë te Mensah, ai pason te Bardhi, i cili gabon me krosimin e tij në shtyllën e dytë.

18′ Bardhi goditet në fytyrë nga Bojom, arbitri akordon faull në favor të Partizanit. Trashi kroson, por topi shkon në duart e Çekrezit.

17′ Partizani e merr veten dhe tenton të dalë në sulm. Skuadra e Gegës merr frerët e sfidës në dorë.

15’ Mundësi e mirë për Kastriotin me anë të Ymerajt i cili stopon me gjoks kromimin e Çelës, por gabon duke e çuar topin jashtë kuadratit.

13′ Hila shënon, por anësori e kap në pozicion jashtë loje. Anullohet goli.

Goli i anulluar i Hilës on Vidnews.

11′ Vendasit qëndrojnë më shumë nga krahu i majtë. Partizani largon topat nga zona duke mos dalë dot në kundërsulmet e tij vrastare.

8′ Lojë e ashpër me shumë faulle në mesfushë, Kastrioti tenton të shtyjë përpara, por pa asnjë kërcënim deri më tani.

5′ Goditje këndi për Partizanin, Asani kroson largojnë krutanët.

3′ Kastrioti e nis me agresivitet sfidën duke fituar disa goditje dënimi në mesfushë.

1′ Starton sfida në “Redi Maloku”. Topin  e parë e shkelmon Partizani.

Related posts

GAFA AMATORESKE E DE GEAS/ Shikoni çfarë goli i dhuron Evertonit të Ancelottit (VIDEO)

Delo.autor

NESËR VENDIMI PËRFUNDIMTAR / PSG rezikon DËNIMIN E ASHPËR nga UEFA, ja arsyeja…

Isa.Autor

Modric dhe Rakitic thonë lamtumirë me dy dedikime emocionuese: I dashur vëlla…

Isa.Autor

Leave a Comment