Futboll Seria A

Juventus-Milan, ja çfarë thonë numrat për supersfidën e Serie A

Një Juventus-Milan me aromë europe që për bardhezinjtë do të thoshte shumë për vendin e parë, duke iu larguar më tepër Napoli-t, ndërkohë që kuqezinjtë do të marrin hak për humbjen e fazës së parë si dhe për të rritur kuotat e tyre për të kapur vendin e katërt në tabelë, i cili me derbin e të mërkurës është i mundur.

Dy skuadra që mbërrijnë në këtë moment pas një periudhe pozitive duke parë shifrat e akumuluara në vitin 2018, padepërtueshmërinë në mbrojtje: Milani i Gennaro Gattuso-s ka pësuar vetëm 5 gola në Serie A që nga nisja e vitit 2018, ndërkohë që Juventusi i Massimiliano Allegri-t ka bërë akoma më shumë pasi nuk ka pësuar asnjë gol në 10 ndeshje të Serie A gjatë vitit 2018; një arsye më tepër është se të dyja skuadrat nuk kanë asnjë humbje të vetme në kampionat që kur ka nisur faza e dytë.

Të dhëna domethënëse që tregojnë punën e mirë që është bërë nga dy trajnerët që drejtojnë pankina të ndryshme, por që kanë të njëjtën filozofi: kërkojnë në mënyrë të çmendur balancimin e skuadrës që lejon lojë kolektive por pa pësuar gol që ua bën të vështirë çdo kundërshtari.

Siç ka ndodhur shpesh, për shkak të vështirësisë që ka në respekt të kampionateve të tjerë, Serie A ka qenë përherë terren ku është luajtur në mbrojtje. Duke bërë qasjen me ndeshjet e fundit që janë luajtur në Torino mes dy skuadrave do të kuptojmë më mirë se cila do të jetë e ardhmja e dy formacioneve historik të futbollit italian.

Related posts

MPOSHT YLLIN E SKUADRËS SË PSG/ Thiago Silva merr çmimin lojtari më i mirë në Ligue 1 për 2018

Delo.autor

“MESSI ME RONALDON JANË JASHTËTOKËSORË”/ Modriç: Edhe unë e meritoj të vlerësohem

Isa.Autor

“JAM BERBER I MIRË, KAM QETHUR VETEN DIKUR”/ Mesfushori Berisha: Zgjedhja e Kosovës më e vështirë dhe më e mira

Delo.autor

Leave a Comment