Futboll La Liga Sport

E KONFIRMON AGJENTI I NJOHUR/ Dyshja holandeze do të vihet nën urdhrat e Koeman tek Barcelona. Ja detajet…

Agjenti i njohur i futbollit, Fabricio Romano e ka bërë fakt të kryer kalimin e sulmuesit Memfis Depaj dhe mesfushorit Uajnaldum tek skuadra e Barcelonës.

Sipas agjentit, marrëveshja është arritur teksa pritet vetëm zyrtarizimi pasi më parë duhet të mësohet e ardhmja e trajnerit Kuman.

Dy futbollistët holandezë do të vijnë me parametra zero në ‘’Kamp Nou’’ pasi kontrata me klubet respektive Lion dhe Liverpul i skadon këtë verë.

Për Depaj do të ketë një kontratë për dy vite me opsion rinovimi ndërsa për Uajnaldum nuk ka ende të dhëna të plota.

Barcelona ka lëvizur fuqishëm këto ditë në merkato duke bërë transferuar tre futbollistë, Serxho Aguero, dhe mbrojtësit Erik Garsai dhe Emerson Rojal.

Related posts

PRAPASKENA/ Asnjë ofertë për Alcantarën, Liverpooli po punon me mesfushorin tjetër

Delo.autor

Gullit: Gattuso ka nevojë për kohë te Milani

Sadik.Autor

BARCELONA-ARSENAL/ “Pistolero” Suarez nuk fal, mposht “Topçinjtë”. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment