Futboll La Liga

Kalimi i Griezmann te Barça mund të marrë një kthesë të papritur

Antoine Griezmann është dëshira e shumë klubeve të mëdha të Evropës. Me verën që po afron, pritet që edhe sulmuesi francez të largohet. Mediet kanë shkruar se tashmë midis 27 vjeçarit dhe Barcelonës ka një parakontratë.

Madje, bashkëshortja e futbollistit ka qenë në Barcelonë disa herë ku ka kërkuar për një banesë komode, si ajo që zotëron aktualisht në Madrid. Pagesa për kartonin e futbollistit është 100 milionë euro, shifër që mund ta përballojnë disa klube.

Megjithatë, sipas spanjolles “Diario Gol” Barcelona nuk është destinacioni i preferuar i Griezmann-it. Klubi që ai dëshiron që të shkojë quhet Real Madrid.

Dhe dëshirën e tij, 27 vjeçari ia ka thënë edhe trajnerit aktual të bardhekuqve, Diego Simeone. Por nuk ka për të qenë kaq e lehtë që ai të transferohet te rivalët e qytetit.

Midis Atletico-s dhe Realit ekziston një pakt ku asnjë prej klubeve nuk dot tentojë që të marrë yjet e ekipit. Por një marrëveshje të tillë, mund ta thyejë presidenti Florentino Perez, i cili ia ka bërë të qartë francezit se dëshiron ta ketë atë për projektin e tij të ri të “Galaktikëve”. Gjithsesi, një kalim në “Bernabeu” do tu digjte shumë bardhekuqve, që i kanë kërkuar sulmuesit të iki kudo, përveçse aty.

United dhe City janë gati që të paguajnë 100 milionë euro për kartonin e tij. Ndërkohë që duhet thënë se në mediet spanjolle gjithmonë e më shumë po shkruhet se lideri i blaugranave, Kështu, ndoshta e ardhmja e futbollistit mund të marrë një kthesë të papritur.

Related posts

Panucci zbardh nesër listën për Norvegjinë, zbulohet “krasitja” e parë

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gjyakata e Madridit bëhet mburojë për 12 klubet: UEFA dhe FIFA nuk mund të bëjnë asgjë…

Delo.autor

RRËFEN ÇMENDURINË E RONALDINHOS/ Maxi Lopez: Një ditë më theu derën e dhomës…

F.autor

Leave a Comment