Futboll

Kampioni i botës me Gjermaninë: Para çdo ndeshje kam të vjella dhe diarre

Ky do të jetë sezoni i tij i fundit në karrierë si futbollit për 33-vjeçarin, pasi në fund të majit, Per Merstesacker do të tërhiqet nga sporti dhe të varë “këpucët në gozhdë”. Në karrierën e tij ai ka fituar shumë, përfshi edhe titullin kampion bote 4 vite më parë me Gjermaninë, ndërkohë që aktualisht është pjesë e skuadrës së Arsenal, por ku nuk luan prej muajsh (115 ndeshje dhe 6 gola me fanellën e “topçinjve që prej vitit 2011). Metersacker, i cili numëron 104 ndeshje dhe 4 gola me fanellën e kombëtares gjermane, ka rrëfyer sot se para çdo ndeshje ka probleme diarreje dhe të vjella.

Nuk e përballoj mirë presionin. Sipas meje, dëmtimet shpesh janë psikologjike dhe sa herë që arrija në limitin tim, dëmtohesha. Ishte sikur trupi ndihmonte shpirtin”, thotë Metersacker. Këtë sezon, mbrojtësi gjerman nuk po gjen shumë hapësira te skuadra e Wenger (11 ndeshje), ndoshta edhe për faktin se e ka vendosur që nuk do të luajë më sezonin tjetër. “Kam mbërritur në limitin tim. Të gjithë më thonë se duhet të jap maksimumin, pasi është viti im i fundit, por nuk kam më fuqi. Preferoj të qëndroj në stol, madje në tribunë. pasi të luaj ndeshjen e lamtumirës, do të jem më në fund i lirë”, tha Metersacker

Related posts

Higuain është i lumtur te Juve, por i ”shkel syrin” Chelseat

Sadik.Autor

SPEKTAKOLAR/ Van Dijk u jep MËSIM mbrojtësve: Kështu ndalet Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

JO VETËM FUTBOLLIST I SUKSESSHËM/ Ronaldo mes topave për reklamën e të brendshmeve

Isa.Autor

Leave a Comment